E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skandal i ri seksual në Francë

Nga Express më 30 maj 2011 në ora 14:30

Një tjetër skandal seksual godet Francën, vetëm 2 javë pas arrestimit të ish-shefit të FMN-së, Dominique Strauss Kahn.

Një nga bashkëpunëtorët e ngushtë të vetë presidentit Nicolas Sarkozy, George Tron, ka dhënë dorëheqjen pasi akuzohet për ngacmim dhe agresion seksual.

Tron, Sekretari për Çështjet Publike në kabinetin e kryeministrit Francoa Fillon, akuzohet nga dy gra 34 dhe 36 vjeçe, të cilat kanë punuar me të.

Faktet e denoncuara në prokurori i takojnë periudhës mes viteve 2007-2010, kur dy gratë punonin me të në Bashkinë e Draveil. Tron mësohet ti ketë dërguar një letër dorëheqje presidentit Sarkozy, në të cilën deklaroi se do të vërtetojë pafajësinë e tij.

Vendimi për dorëheqje vjen vetëm pasi prokurorët hapen një hetim paraprak lidhur me akuzat për agresion seksual ndaj tij.

Në një deklaratë dhënë për të përditshmen Le Parisien, Tron shprehet se akuzat kundër tij janë fantazi e pastër dhe se nuk do ta ketë të vështirë të vërtetojë se është i pafajshëm.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›