Mladic së shpejti në Hagë

Nga Express më 29 maj 2011 në ora 15:30
Ish-gjenerali ushtarak i serbëve të Bosnjës, Ratko Mladic mund të transferohet në Hagë të hënën ose të martën. Lajmi është bërë i ditur nga gjykatësi Mehmet Guney, citon agjencia turke e lajmeve, Anadolli Azha.
Mladic u arrestua të enjten dhe do gjykohet për gjenocid e krime lufte nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës për Krimet në ish-Jugosllavi.