E Shtunë, 31 Tetor 2026

Young afër Man Utd-it

Nga Express më 29 maj 2011 në ora 17:09

Mesfushori i Aston Villës, Ashley Young është në prag të transferimit te kampioni i Premierligës, Manchester United, kanë njoftuar mediet angleze të dielën.

25-vjeçari iu bashkua Villës nga Watfordi për 9.5 milionë funte më 2007, ndërsa ka vetëm edhe një vit në kontratën e tij aktuale dhe ka bërë të qartë se dëshiron të kalojë në Old Trafford, pavarësisht interesimit nga Chelsea, Liverpool dhe një ofertë të fundit nga Manchester City. Detajet e transferimit të Youngut në Manchester United për 15 milionë funte pritet të finalizohen gjatë kësaj jave.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›