Mlladic bojkoton Gjykatën e Hagës
BEOGRAD- Avokati i ish komandantit ushtarak serb në Bosnjë, Ratko Mlladic deklaron se ky i fundit pritet të bojkotojë seancën e nesërme gjyqësore në Hagë, ku pritet të deklarojë për krimet e luftës në Bosnje. Lajmi bëhet publik nga Radio Europa e Lirë.
Sipa avokatit Milosh Shalic, refuzimi për paraqitje në Hagë i Mlladic vjen pas pretendimit të tij, se duhet të përfaqësohet në këtë seancë nga avokatet mbrojtës.
Ratko Mlladiç u arrestua më 26 maj në Serbi pas 16 vjet arratie dhe u transferua në kompleksin e burgut të TPI-së në Hagë pak ditë më vonë.
Ish-gjenerali akuzohet për gjenocid, krime kundër njerëzimit të kryera gjatë luftës së viteve 1992-1995 në Bosnje, që shkaktoi rreth 100 000 të vdekur dhe 2,2 milionë të shpërngulur, ku përfshihet masakra e Srebrenicës gjatë të cilës u vranë rreth 8 000 myslimanë.
(m.a/BalkanWeb)