Cana, 12 orët e negociatave mes Lacios e Gallatasarajit
ITALI- Nuk ka qenë aspak i lehtë kalimi i Lorik Canës te Lacio edhe pse futbollisti shqiptar e dëshironte patjetër një gjë të tillë. Të premten duke gdhirë e shtuna, palët kanë patur një takim të gjatë në zyrën e presidentit Klaudio Lotito, ku kanë diskutuar për gjithçka në lidhje me atë që lacialët e konsiderojnë si transferimi i vitit. Bashkë me kreun e klubit bardhekaltër ka qenë Agim Cana, babai i Lorikut, menaxheri i tij turk, drejtori sportiv i Lacios Igli Tare si edhe sekretari i klubit të Gallatasarajit. Bisedimet nuk kanë qenë aq të thjeshta, sidomos për shkak të pretendimeve të ngritura nga menaxheri i portierit Fernando Muslera, Daniel Fonseka. Ky i fundit ka kërkuar që klienti i tij të marrë të njëjtën rrogë si Cana në Stamboll, pra afro 2.5 milionë euro, gjë që nuk është pritur mirë nga drejtuesit e klubit turk. Pasi Gallatasaraji ka rënë dakord për këtë kusht, gjërat kanë qenë më të thjeshta. Cana ka pranuar të nënshkruajë një kontratë 5- vjeçare, nga e cila do të përfitojë 1.7 milionë euro në sezon, pra 800 mijë më pak se në Turqi. Por, fakti që do të luajë në Evropë dhe për më tepër në një klub të mirënjohur si Lacio, e kanë bindur atë që të kërkojë transferimin. "Marrëveshja është arritur dhe tani mbetet të zhvillohet edhe faza e dytë dhe përfundimtare i këtij transferimi, që është kontrolli mjekësor dhe hedhja e firmës për t'u konfirmuar përfundimisht si futbollist i Lacios", ka thënë babai i Lorikut, Agim Cana, të dielën për gazetën Koha Ditore.
SOT NË ROMË
Në fakt, transferimi i Canës për te Lacio, ende nuk ka përfunduar totalisht, duke qenë se mesfushorit kuqezi i duhet të zgjidhë ditën e sotme kontratën që e lidh me Gallatasarajin. Ai do të bisedojë në orët e para të mëngjesit me zëvendës presidentin e klubit, por duke parë dëshirën e tij, vështirë se do të ketë ndonjë të papritur të madhe. Cana ndërkohë ka takuar shokët e ekipit dhe trajnerin Fatih Terim, duke iu uruar suksese në të ardhmen. Sot, pas takimit me numrin 2 të klubit, ai do të niset drejt Romës dhe pritet që pasdite të kryhen edhe vizitat mjekësore. Pas kalimit të tyre, ai do të firmosë kontratën, që do ta bëjë zyrtarisht futbollist të Lacios. Nëse çdo gjë shkon sipas parashikimit, ditën e nesërme pritet që Cana të bëjë edhe prezantimin para mediave, si lojtari më i ri i klubit bardhekaltër. "Të hënën në mbrëmje udhëtojmë për në Romë, të martën në mëngjes u nënshtrohet testeve mjekësore, kurse pasdite ose në mbrëmje do të zyrtarizohet si përforcim i Lazios", ka zbuluar më tej Agim Cana. Ndërkohë, mbetet ende mister shuma që ka paguar Gallatasaraji për të marrë Muslerën. Televizioni “Sky Sport" ka bërë të ditur dje se shkëmbimi është arritur kokë më kokë, pra klubi lacial nuk ka marrë asgjë nga lënia e lirë e portierit. Sa i përket trajnerit Edi Reja, me marrjen e Canës ai kompleton edhe repartin më problematik për sezonin e ardhshëm. Ata janë takuar bashkë në Bosnjë dhe trajnerit i ka bërë një përshtypje të jashtëzakonshme mesfushori kuqezi.
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)