E Diel, 1 Nëntor 2026

Xhokoviç i frikshëm, mund 3-1 Nadal në Uimbëlldon

LONDER- Novak Xhokoviç ka triumfuar ndaj Rafael Nadal në finalen e Grand Slemit të Uimbëlldonit, duke u konfirmuar si raketa numër 1 në botë për momentin. Tenisti serb ka qenë tepër i motivuar në finalen e së dielës, kjo edhe për shkak të vendit të parë të klasifikimit të arritur ditët e fundit. 6-4, 6-1, 1-6, 6-3 kanë qenë shifrat e këtij takimi, që ka dhuruar një luftë të bukur sportive. Dy tenistët kanë qenë të pagabueshëm me shërbimet e tyre, por Xhokoviç ka bërë diferencën në momente të caktuara. Në setin e parë atij i kanë mjaftuar dy gabime të spanjollit për të fituar, ndërsa i dyti është dominuar totalisht prej tij. Nadal i rikthye në lojë në setin e tretë, por në të katërtin, serbi ka qenë i papërmbajtshëm, duke fituar 6-3.
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›