50 regjizorë në garë për fondin e teatrit publik të të rinjve

Pesëmbëdhjetë regjizorë të rinj kanë paraqitur projektet e tyre për të konkuruar në fondin publik për teatrin e të rinjve, ku do të përzgjidhen katër fitues, brenda datës 15 korrik.
Secili nga fituesit do ti shkojë një shumë prej 560 mijë lekësh të reja për të realizuar projektin e tyre. Ashtu siç edhe e përcaktojnë edhe kriteret, kanë konkuruar kryesisht të sapodiplomuarit.
Festivali i sivjetshëm vjen me një risi pasi fituesit e vitit të shkuar, regjizorja, aktorët dhe skenografët do të realizojnë një shfaqje e cila do të çelë festivalin e të rinjëve për këtë vit. Juria prej pesë antarësh do të jetë e përbërë nga emra të njohur të artit, emrat e të cilëve do të bëhen të ditur këtë të hënë.