Müller-Holtkemper: Integrimi, vraponi te kapni kohen Arben Muka
Ne nje interviste per DW Ambasadorja e RF te Gjermanise ne Shqiperi, Carola Müller-Holtkemper pershendet hapat e bashkepunimit pozite-opozite. Ajo kerkon te fillohet me realizmin e rekomandimeve te OSBE. Mesazhi kuptimplote: Ora edhe per disa sekonda shkon 12 - bashkepunoni per progresin
Zonja Ambasadore, ka shume pritmeri ne opinionin e brendshem, por dhe nga faktori nderkombetar, qe ky sezon parlamentar qe sapo ka nisur, do te jape efekte pozitive ne zgjidhjen e krizes politike ne vend. Por nga seancat e deritanishme, dhe nga aktiviteti parlamentar ne teresi, duket se palet leshojne me shume deklarata per nevojen e konsensusit ne kryerjen e reformave, ne nje kohe qe qendrimet jane serish te skajshme. Cili eshte opinioni juaj per kete?
Te dyja palet kane deklaruar per opinionin publik, apo per delegacione te ndryshme se kane deshiren per te bashkepunuar me njeri - tjetrin, dhe une pikerisht ketyre deklaratave do te doja t'u permbahem. Hapat e pare ne lidhje me kete kontekst kane ndodhur tashme. Ky eshte nje fakt qe deshirojme ta pershendesim dhe i inkurajojme te dyja palet qe te ecin kundrejt njeri-tjetrit per te bashkepunuar ne menyre konstruktive, ne radhe te pare ne parlament, si dhe ne kuader te punes me komisionet parlamentare atje. Opozita eshte kthyer ne parlament tashme, dhe asaj i nevojitet hapesira e nevojshme e levizjes per te permbushur misionin e saj, si nje opozite e nje sistemi demokratik. Dhe kjo hapesire i duhet krijuar.
Te merkuren ne mbremje ju u perpoqet gjate ceremonise se kremtimit te 20-vjetorit te Fondacionit "Friedrich Ebert" ne Shqiperi, qe te kishte nje shtrengim simbolik duarsh mes kryeministrit Sali Berisha dhe liderit te opozites Rama. Por ata mbajten fjalime, shtrenguan duart me perfaqesuesit e Fondacionit dhe te ftuarit ne ceremoni, dhe as nuk arriten ta shikojne njeri-tjetrin ne sy. Eshte ky detaj shenje se ulja ne tryeze dhe kompromisi mazhorance-opozite per problemet me te rendesishme te vendit eshte ende larg?
Ne e pershendesim vecanerisht faktin qe kryeministri Sali Berisha dhe shefi i opozites Edi Rama, per here te pare pas nje periudhe te gjate kohe, u shfaqen publikisht se bashku dhe 20-vjetori i themelimit te Fondacioni "Friedrich Ebert" ne Shqiperi ofroi nje rast te pershtatshem. Fondacioni "Friedrich Ebert", ashtu si fondacione te tjera politike ne Shqiperi, ka patur dhe ka si objektiv krijimin e nje kulture demokratike pluraliste ne vend. Kjo ka ndodhur si kur PD-ja ka qene ne qeverisje, ashtu dhe kur PS-ja ka qene ne te njejtat pozita. Dua te theksoj se aktiviteti i pare i Fondacionit "Friedrich Ebert" ne Shqiperi ne qershor te vitit 1991, ishte nje seminar mbi ekonomine sociale te tregut. Sic e shikoni kjo eshte nje teme me shume e natyres konservatore, qe mund ta mbulonte Bashkimi Kristjandemokrat ne Gjermani. Kjo eshte shenje e pavaresise ideologjike te ketyre fondacioneve politike ne aktivitetin e tyre ne Shqiperi dhe diapazonin e gjere. Tani eshte ne dore te shqiptareve qe pas fjaleve te vijne veprime konkrete dhe te vijohet me procesin e reformave dhe kjo ka rendesi thelbesore per ecurine e vendit. Me pas ajo qe ka rendesi eshte zbatimi i ketyre ligjeve qe miratohen.
Zonja Ambasadore, pas pak javesh Komisioni Evropian do te prezantoje Raportin e progresit per Shqiperine dhe do te kete nje vleresim per kerkesen qe ka bere Tirana zyrtare per marrjen statusit te vendit kandidat per ne BE. Cila eshte pritmeria juaj nga 12 tetori?
Raporti i ardhshem i progresit nga Komisioni Europian per Shqiperine do te publikohet pas me pak se nje muaji. Per kete arsye gjate kesaj jave patem vizita te rendesishme ne Shqiperi sikurse ishte ajo e dy ministrave te jashtem te Italise dhe Greqise, apo dhe ajo e dy deputeteve gjermane, njeri i mazhorances dhe tjetri i opozites ne Bundestag. Ata kane zhvilluar bisedime te nivelit te larte politik ne Shqiperi dhe mesazhi ka qene i qarte dhe konsistent: apelojme si te qeveria, ashtu dhe te opozita per te bashkepunuar ne menyre konstruktive ne te mire te progresit. Ora tashme eshte disa sekonda para 12-s. Ne nuk presim qe ora te ndaloje ketu, ne nuk presim gjithashtu surpriza te cilat do te na vinin si te befta. Periudha e vezhgimit te Shqiperise nga ana e Komisionit Europian - e kemi perseritur disa here- eshte ne perfundim dhe pjesa me e rendesishme ka qene deri perpara veres.
Raporti perfundimtar i ekipit te vezhguesve te ODIHR-it publikuar se fundi kishte jo vetem vleresime per zgjedhjet lokale te 8 majit, por dhe nje pakete rekomandimesh e sugjerimesh. Sa rendesi ka diskutimi i kesaj pakete per permiresimin e standardeve zgjedhore ne Shqiperi, si nje kusht thelbesor per integrimin e vendit ne BE?
Eshte nje tregues mjaft pozitiv fakti qe te gjitha partite, jo vetem e kane pranuar raportin e ODIHR-it, por dhe i kane pershendetur rekomandimet qe ai ofron. Tani eshte e rendesishme qe te fillohet me realizmin e ketyre rekomandime, ne menyre qe ato qe jane thene te behen ne kohe, para mbajtjes se zgjedhjeve te ardhshme parlamentare. Ky proces mendoj duhet te perfshije jo vetem partite qe tashme perfaqesohen ne parlament, por dhe partite e vogla, si dhe perfaqesuesit e shoqerise civile ne menyre qe ai te jete sa me inkluziv dhe gjitheperfshires sa te jete e mundur. Ketu nuk duhet harruar qe ky proces te behet me profesionalizmin e duhur.
Ne kuader te marredhenieve mes dy vendeve, pritet qe se shpejti perfaqesues te dy qeverive te diskutojne mbi protokollin e bashkepunimit per te ardhmen mes Gjermanise e Shqiperise. Cilat jane disa nga aspektet e ketij bashkepunimi, si do te vijojne prioritetet e mbeshtetjes gjermane per Shqiperine?
Ne fillim te tetorit, ne do te kemi mundesine qe se bashku me partneret tane shqiptare te zhvillojme konsultime qeveritare mbi bashkepunimin ekonomik mes dy vendeve tona. Ky eshte nje proces qe sipas tradites ecen ne dy faza. Fillimisht jane konsultimet qeveritare, dhe me pas vitin e ardhshem, do te zhvillohen bisedimet per te percaktuar qarte programin e bashkepunimit dypalesh. Sigurisht qe ne nuk presim zhvendosje te thekseve te bashkepunimit tone. Do te mbetemi te fokusuar tek te njejtet aspekte kyce: furnizimit me uje te pijshem dhe kanalizimet, furnizimit me energji elektrike dhe ne aspektin e mireqeverisjes. Keto jane nga ata sektore qe do te arrinin ta conin Shqiperine perpara ne rrugen e vet drejt integrimit evropian. Por, ne vijojme te mbetemi te hapur edhe per propozime te tjera nga ana e pales shqiptare, pasi ky eshte nje proces dypalesh mes vendeve tona.