Harasani: Pse PS e harroi festen e Pezes
I vetmi socialist qe u kujtua kete vit per festen e Pezes, ishte deputeti Andis Harasani. Ne nje postim ne profilin e tij te internetit ne Facebook, socialisti ne fakt me shume se nje kujtese, kritikon edhe faktin se pse selia roze kete vit e harroi festen e Pezes. "Nuk e kuptoj dot se perse Partia Socialiste kete radhe e harroi festen e Pezes", shkruan Harasani, duke ngritur keshtu nje pyetje mbi heshtjen e kreut socialist Edi Rama, por edhe opozites per kete feste qe prej vitesh PS ka organizuar me aktivitete te ndryshme ne kete zone. Por kete vit duket se humbja e mandatit ne Bashkine e Tiranes, kreut te opozites, ia hoqi dhe deshiren per te festuar ne Peze. E ne fakt, kjo harrese e evidentuar edhe nga Harasani, pati edhe disa dhjetera komente ne profilin e tij ne Facebook. Jo pak njerez, u shprehen se PS e harroi festen e Pezes, sepse edhe Peza e harroi tashme PS-se, dhe se Peza u lodh me te. Apo akoma me keq, disa prej tyre shprehen se ndoshta pas pak kohesh, PS do te harroje edhe se nga e ka origjinen, me gjithe kundershtimet e Harasanit, i cili pergjigjet: "Nuk jam dakord miku im. Kam pershtypjen qe PS shume shpejt do te kthehet ne forcen qe do te ndryshoje kete vend, sigurisht duke filluar nga ndryshimi i vetvetes". Harasani shton se njerezit duhet t'i thone gjerat sic jane dhe sic i ndjejne, dhe nese arrijne sadopak te sjellin arsye eshte gjithnje me e rendesishme se karriera personale e kujtdo, qofte dhe e tij.
Postimi
"Nuk e kuptoj dot se perse Partia Socialiste kete radhe e harroi festen e Pezes", shkruan Harasani, duke ngritur keshtu nje pyetje mbi heshtjen e kreut socialist Edi Rama, por edhe opozites per kete feste qe prej vitesh PS ka organizuar me aktivitete te ndryshme ne kete zone.
Postimi
"Nuk e kuptoj dot se perse Partia Socialiste kete radhe e harroi festen e Pezes", shkruan Harasani, duke ngritur keshtu nje pyetje mbi heshtjen e kreut socialist Edi Rama, por edhe opozites per kete feste qe prej vitesh PS ka organizuar me aktivitete te ndryshme ne kete zone.