E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mobal Shop i dorëzon makinën fituesit

 M-Shop i ka dorëzuar çelësat e makinës Volkswagen Sciroço, Vehbi Hoxhës. Ky ishte edhe çmimi i madh i lotarisë së organizuar nga rrjeti i dyqaneve M-Shop gjatë këtyre 3 muajve.  Vehbi Hoxha u bë pronar i makinës Volksëagen Sciroço vetëm nga një rimbushje e telefonit në dyqanin e M-Shop në Babrru, ku banon. Edhe pse klient i përhershëm i dyqaneve M-Shop ai u shpreh i lumtur për fitimin e lotarisë. "Falënderoj M-Shop që vetëm nëpërmjet rimbushjes së telefonit më bëri një dhuratë të tillë. Jam shumë i lumtur pasi nuk e prisja që do të fitoja një Volksëagen Sciroço." çelësat e makinës Hoxhës ju dorëzuan nga Thanasis Paraskevas  përfaqësues i M-Shop. Pjesë e kësaj lotarie ishin të gjithë klientët me parapagesë të AMC-së të cilët gjatë periudhës 3 mujore të konkursit rimbushën numrin e telefonit, bënë blerje në dyqanet M-Shop apo kryen rimbushje vetëm me AMC Fleks.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›