Part-time, ja fituesit e rinj
zirina llambroShpallen fituesit e fazës së dytë për sistemin part-time në Fakultetin Ekonomik dhe atë të Shkencave Sociale. Gazeta publikon të plotë listën e emrave të studentëve të rinj. Ata do të kenë kohë deri në fund të javës për t'u regjistruar pranë sekretarive të fakulteteve. Kush nuk ka plotësuar dosjen me dokumente, duhet ta bëjë këtë brenda afateve. Ajo duhet të përmbajë fotokopje të noterizuar të dëftesës së pjekurisë së shkollës së mesme, ose fotokopje të noterizuar të ndonjë diplome tjetër studimi, të fituar jashtë vendit, të vlerësuar të barazvlefshme me të. Duhet një dokument identifikimi (kartë identiteti ose pasaportë) dhe dy fotografi personale. I domosdoshëm është mandati i arkëtimit të tarifës së regjistrimit prej 1.500 lekë. Po kështu duhet edhe një deklaratë që vërteton se kandidati nuk ndjek ndonjë program tjetër studimi me kohë të plotë ose me kohë të pjesshme. Për secilin program derdhja e taksës vjetore të shkollimit do të bëhet me këste që i vendosin vetë fakultetet. Dy janë kategorizimet e bëra për tarifat e shkollimit: Ajo për 180 kredite (për fakultetet e para), si dhe tarifat e shkollimit për çdo kredit, për studentët që do të regjistrohen në vitin e parë, në programe të dyta studimi të ciklit të parë, me kohë të pjesshme.
LISTEN E PLOTE, MUND TA LEXONI NE FORMATIN PDF