E Shtunë, 31 Tetor 2026

Le Houérou viziton Shqipërinë

 Ka mbërritur dje në Shqipëri në kuadër të një vizite katër ditore Philippe Le Houérou, zëvendës Presidenti i ri i Bankës Botërore për Evropën dhe Azinë Qendrore. Gjatë qëndrimit të tij ai do të zhvilloje një sërë takimesh ku mes të tjerash me kreun e shtetit Bamir Topi, kryeministrin Sali Berisha, anëtarë të kabinetit, guvernatorin e Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani dhe kreun e opozitës Edi Rama. Gjithashtu janë planifikuar edhe vizita në disa nga projektet e financuara nga Banka Botërore. Le Hoeurou në axhendë ka parashikuar edhe takime me përfaqësues të shoqërisë civile, sektorit privat dhe komunitetit ndërkombëtar. Sipas njoftimit të bërë nga zyrat e Bankës Botërore në Shqipëri qëllimi kryesor i vizitës do të jetë fillimi i diskutimeve dhe konsultimeve për Strategjinë e Partneritetit me Shqipërinë për 3-4 vitet e ardhshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›