E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sekuestrohet droge e eksploziv. Ngarkesa drejt Italise

Policia ne portin e Durresit ka sekuestruar nje sasi lende narkotike vaj kanabisi dhe 4 kallep me lende plasese. Drejtoria e policise se qarkut ka bere te ditur se sasia prej 1.5 kg lende narkotike vaj kanabis eshte zbuluar ne nje autoveture me targa te huaja dhe kishte destinacion Italine.

”U bë arrestimi në flagrancë për veprën penale të trafikimit të lëndës narkotike I shtetasit Kristian Malili, 20- vjeç, banues në Tiranë. Gjatë kontrollit të ushtruar në autoveturën që ky shtetas drejtonte tip Audi-A4, me targa BR935BA u gjet dhe sekuestrua sasia prej 1 kilogram e 513 gram lëndë e dyshuar si narkotike e llojit vaj kanabis, 9.2 gram lëndë e dyshuar si lëndë narkotike e llojit kokainë” tha Ornela Çako, zedhënësja e Drejtorise së Policise së qarkut Durrës.

Po ashtu efektivat policore kane arrestuar ne flagrance shtetasin Gezim Allushi 46 vjec, banues ne bashkine e Kamzes, te cilit i jane gjetur 4 kallepe lende plasese bashke me nje fitil zjarrpercjelles ne te cilin ishte vendosur nje kapsolle detonatore.

Aleks Kalemasi        

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›