E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sherr per ujin nderpriten punimet per HEC

Devijimi i projektit për ndërtimin e një hidrocentrali në komunën e polisit në Librazhd dëmton sistemin vaditës të zonës , kjo ka bërë që rreth 300 banorë të fshatit Gurëshpatë të protestojnë prej dy ditësh pasi devijimi prek kanalin vaditës, funksionimin e mullirit si dhe pakësimin e ujit të pijshëm. Mosmarrëvshjet e banorëve të fshatit me administratorin e firmës që është bashkëfshatari i tyre kanë degjeneruar në parplasje fizike me 4 të lënduar.Administrator i firmës ndërtuese pretendon se gjithcka është në përputhje me vendimin e këshillit të komunës ndrësa banorët protestues pretendojnë të kundërtën.

Punimet për ndërtimin  hidrocentralit janë ndërprerë dhe do të rinisin pas diskutimeve që këshilli i komunës do të realizojë në dy ditët në vijim me prefektin e Qarkut,Shefqet Deliallisi.Megjithatë konflikti mes palëve mbetet i hapur dhe banorët e fshatit paralëjmrojnë përshkallzim të protestës.

Besim Dybeli

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›