Moddy ul vlerësimin për dy banka franceze

Agjensia e vlerësimit të kreditimit Moddy ka ulur një shkallë më poshtë dy banka franceze për shkak të ekspozimit të tyre ndaj borxhit grek. Credit Agricole u ul në vlerësim nga A1 në A2 ndërsa Societe Generale A2 në A3. Ndërsa një bank e tretë e BNP Paribas, do të mbahet nën mbikqyrje për një vlerësim të mëvonshëm.
Bankat franceze janë të parat në Europë të cilat mbajë një pjesë të mirë të borxhit grek , duke u ekspozuar ato drejt një falementimi të mundshëm. Moody deklaroi gjithashtu se do të shtrinte vlerësimin e saj në të gjitha bankat për shkak të implikimit të tyre të vazhdueshëm në tregjet e brishta financiare, duke pasur parasysh varësinë e bankave për financim të vazhdueshëm dhe të madh në këto tregje.
Sipas autoritetit europian bankar, “Societe General” ka një ekspozim të plotë ndaj borxhit të qeverisë greke me një shifër prej 6.6 miliardë eruo, ndërsa “Credit agricol” me 27 miliardë eruo. Ndërkohë pritet që kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Nikola Sarkozi të takohen këtë mërkurën me kryeminsitrin grek Jorgo Papandreu, për të diskutuar lidhur me përgjegjësinë dhe frikën e dështimit të qeverisë helene për zgjidhjen e problemit të borxhit.
Gjatë një interviste Merkel dha sërish alarmin se nëse nuk zgjidhet kriza në Greqi ka rrezik për përhapjen në vendet e tjera. Sipas saj në rast se nuk pengohet me çdo kusht një paaftësi e pakontrolluar pagese e Greqisë, rreziku i përhapjes së problemit në vende të tjera është shumë i madh.
“Ne duhet të pengojmë gjithçka, që sjell procese kaotike në fushën e euros. Prandaj Greqia duhet t`i plotësojë kushtet, që i janë vënë, të cilat u diskutuan edhe nga e ashtuquajtura troika, pra nga FMN, Banka Qëndrore Europiane dhe Komisioni i BE së bashku” ka theksuar Merkel.