E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Modeli i PD, një model i qëndrueshëm ekonomik dhe politik”

25-04-2013 / Gazeta 55

Arben Imami takime me të rinjtë, forumin e Gruas, ish Pronarë dhe intelektualët elbasanas

Arben Imami zhvilloi një sërë takimesh në Elbasan ku në fokus të vëmendjes kanë qenë të rinjtë, forumi i Gruas së PD, ish Pronarët dhe intelektualët elbasanas. Ministrit Imami ka dëgjuar në fillim të gjithë shqetësimet e ish-pronarëve, duke e falënderuar më pas këtë shtresë të shoqërisë shqiptare për të gjithë mirëkuptimin dhe dashamirësinë e treguar dhe që vazhdojnë të tregojnë për Partinë Demokratike.
Më herët, kryetari i Grupit të Punës për Qarkun e Elbasanit zhvilloi një takim dhe me Forumin e Gruas së Elbasanit, ku tha se në Partinë Demokratike dhe në nivele të ndryshme të qeverisjes është bërë përpjekje për të pasur një nivel më të mirë gjatë këtyre viteve të përfaqësimit të grave.
Ndërsa në mbrëmjen e djeshme,  kryetari i Grupit të Punës për Partinë Demokratike në Qarkun e Elbasanit, Arben Imami mori pjesë në Konferencën e organizuar nga departamenti i intelektualëve të Partisë Demokratike, dega Elbasan.
Imami mbajti dhe fjalën përshëndetëse për të gjithë intelektualët e pranishëm në sallën e Teatrit “Skampa” në Elbasan ku u shprehu falënderimet e tij për të gjithë intelektualët e pranishëm dhe personalitetet që u përkujtuan në këtë akademi përkujtimore për disa prej personaliteteve të mëdha të qytetit të Elbasanit të lënë në harresë për një arsye apo një tjetër.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›