Standardi moral/Kryebashkiaku i Romës, Xhani Alemano bën testin antidrogë përpara rikandidimit – tronditet opozita e Edvinit në Tiranë
Në mes të Romës dhe në prani të publikut, kryebashkiaku Alemano i është nënshtruar testit për varësinë ndaj drogave. Në Tiranë, Edi Rama refuzon prej 20 vitesh të bëjë publike kartelën e tij shëndetësore si dhe testin e varësisë ndaj drogave, edhe pse kërkon të marrë në zotërim paratë dhe fatin e të gjithë shqiptarëve
Çështje transparence. Për këtë arsye Kryebashkiaku i Romës Xhani Alemano ka bërë testin e drogës së bashku me disa kandidatë të tjerë të një liste zgjedhore sepse do të rikandidojnë për të fituar zgjedhjet e ardhshme lokale të kryeqytetit italian.
Ai ka shkuar në poliklinikën kryesore të Romës ku mjekët i kanë hequr një fije floku për të bërë testin antidoping, dhe rezultatet do të merren një ditë përpara skadencës të regjistrimit të kandidatëve për Bashkinë e Romës.
Kryebashkiaku Xhani Alemano në një prononcim për mediat ka shpjeguar se kjo nuk është hera e parë që bën testin anti-drogë sepse edhe kur ishte deputet ai ka bërë testin duke u certifikuar si i pastër nga droga, përkundër disa kandidatëve të tjerë të majtë që dolin të droguar.
“Në 55 vjet të jetës sime nuk kam marrë dhe skam provuar kurrë drogra dhe s’më ka ardhur kurrë në mend ta provoj, ka thënë Alemano, i cili ka shtuar se, kandidati i majtë në zgjedhje Ignazio Marino me siguri e ka provuar drogën, pra, ai duhet të bëjë testin e drogës për të parë nëse është i pastër dhe nuk është i varur nga droga, pasi kjo përbën shkelje të ligjit dhe s’mund të kandidojë për kryebashkiak”.
Alemano thotë se testi antidrogë është një vlerë sociale.
“Nuk është vetëm etike, ka thënë ai. Ne besojmë se të zgjedhurit e popullit duhet të kenë kapacitete të shëndosha logjike. Pra, testi është një provë që të gjithë kandidatët duhet të nënshtrohen përpara garës elektorale”, ka thënë ai.
Ndërkohë për çështje transparence gazeta “55” ka ftuar kreun e opozitës, Edi Rama të bëjë testin antidrogë sepse shumë gazetarë dhe deputetët të parlamentit shqiptar kanë deklaruar në media se ai është parë të konsumojë lëndë narkotike.
Para ca ditësh Edi Rama deklaroi publikisht se kryeministri Berisha duhet të bëjë një kontroll mjeko-ligjor, ndërsa ai nuk i nënshtrohet një narko-testi te thjeshtë. Padyshim akuzat drejtuar politikanëve, për përdorim lëndësh narkotike apo edhe afera të tjera, nuk janë një risi që po demonstrohen për herë të parë në skenën politike shqiptare, por kanë mbushur vazhdimisht faqet e errëta të medias ndërkombëtare.
Megjithatë Edi Rama s’bën as lëvizjen më minimale për t’i faktuar opinionit publik akuzën e hedhur në mënyrë publike, apo qoftë edhe për ta rrëzuar atë. Indiferentizmi i Edi Ramës, është i pajustifikueshëm, një indiferentizëm rudimentar, por që mbart në vetvete tmerr dhe frikë. Po aq i pajustifikueshëm sa edhe me heshtjen e tij po tregon se akuzat janë të vërteta, por atij i vjen turp ta pranojë një fakt të tillë. Dhe kjo, në një kohë kur të gjithë e dinë fare mirë se kryetari i socialistëve dhe ish-kryetari i bashkisë së Tiranës, s’ka as turp, as moral dhe as ndërgjegje.
Ky nivel indiferentizmi i Edi Ramës, i cili edhe pse akuzohet, ndoshta edhe fyhet publikisht nga një politikan tjetër, hesht, do të thotë se kjo pjellë apo ky nivel i politik bërjes është zvetënimi i shtresës më të papërgjegjshme dhe më delenxhije që po demonstron aktualisht e majta politike në Shqipëri, me kryetar Edi Ramën.
Sa për delikatesë, Edi Rama duhet të ndjekë shembujt e shumtë perëndimorë, të homologëve të tij apo ish homologëve, si në SHBA, Britani e Madhe, Kanada, vendet nordike, Gjermani, Itali dhe Francë etj., ku, një politikan që akuzohet për përdorim lëndësh narkotike ose i drejtohet laboratorit për kryerjen e analizave, ose largohet njëherë e përgjithmonë nga skena politike. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, standardi është unik, i pakapërcyeshëm, akuzat për përdorim droge janë një akuzë ligjore dhe menjëherë aktivizohen strukturat e ligjit, duke filluar nga bërja e analizave në laborator, për të vijuar më pas me hallkat pasuese.
Sidoqoftë në Itali, ndoshta këtu nuk përbën një vepër të rëndë që duhet të ndiqet domosdo penalisht, por deri diku konsiderohet si imoralitet. Politikani është i detyruar moralisht, jo ligjërisht, që t’i drejtohet bërjes së analizave, ose të largohet përfundimisht nga jeta politike. Këto standarde, janë të botës perëndimore.
Të pranueshme ose jo, kjo nuk është çështja jonë, por do të ishte e logjikshme që e njëjta gjë të vlente edhe për politikanët shqiptarë. Në fund të fundit transparenca është ajo që mbetet. Po Edi Rama? Edi Rama s’po bën as njërën dhe as tjetrën. Pra, s’po respekton as pikëpamjen ligjore as atë morale, apo logjike.