E Shtunë, 31 Tetor 2026

Modeli i ri i përfaqësimit të Kosovës, pa garanci se mund të pranohet nga BE

Formula që pritet të zyrtarizohet nesër në Bruksel, nuk ka asnjë garanci se do të pranohet edhe nga pesë vendet e BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën. Burime të “Zërit” në Bruksel kanë thënë se mënyra se si do të paraqitet Kosova në forume rajonale nuk i rregullon edhe marrëdhëniet e BE-së me Kosovën.

Deri më tani Kosova nuk ka mundësi të nënshkruajë marrëveshje me BE-në si organizatë për shkak se pesë vende anëtare të saj, Rumania, Greqia, Spanja, Qiproja dhe Sllovakia nuk e njohin Kosovën si shtet dhe për këtë shkak BE-ja detyrohet ta trajtojë vendin me neutralitet ndaj statusit.

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, të dielën përmes disa medieve ka thënë se ai është i gatshëm ta pranojë përfaqësimin e Kosovës në nisma rajonale duke e njohur edhe rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së 1244.
 

Me qëllim që të qetësojë reagimet e opinionit për këtë fakt, qeveria po mundohet të sqarojë se arritja e kësaj marrëveshje me Serbinë, i hap rrugë Kosovës që nga ai moment të nënshkruajë marrëveshje kontraktuale edhe me BE-në..

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›