“Modernizimi dhe dixhitalizmi i ZQRPP-së, objektivat dhe prioritet kryesore të qeverisë shqiptare”

Flet Arben Qirjako, Kryeregjistruesi i Republikës
“Modernizimi i Zyrës Qendrore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme (ZQRPP) dhe Zyrave Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme (ZVRPP), është një nga prioritetet kryesore te qeverisë shqiptare”. Kështu shprehet në një intervistë për gazetën “55”, Kryeregjistruesi i Republikës, Arben Qirjako. Sipas Qirjakos, mësohet se ky modernizim do të arrihet falë edhe një projektit LAMP, për Administrimin dhe Menaxhimin e Tokës, i cili është duke u realizuar në bashkëpunim me Bankën Botërore. Pjesë e rëndësishme e këtij projekti të rëndësishëm, është edhe regjistrimi fillestar i rreth 500 mijë pasurive të paluajtshme, në zonat urbane dhe bregdetare. “Ky regjistrim fillestar, i cili është duke u kryer aktualisht, ka filluar në 22 zona kadastrale dhe së shpejti, pritet të fillojë edhe në 50 zona të tjera kadastrale në zonat urbane dhe bregdetare”, saktëson midis të tjerave Kryeregjistruesi i Republikës së Shqipërisë. Për Kryeregjistruesin Arben Qirjako, një tjetër objektiva kryesor, ka të bëjë me dixhitalizimin e sistemit ose krijimin e arshivës dixhitale dhe kompjuterizimin e tij. “Aktualisht ne kemi përfunduar dixhitalizimin e sistemit në dy ZVRPP-ë, në Tiranë dhe në Durrës. Dixhitalizimi ose krijimi i arshivës dixhitale, do të vazhdojë të shtrihet edhe në Zyrat e tjera Vendore të Regjistrimit të Pasurive, sakëtsonë Qirjako i cili shton se, brenda vitit 2011, objektivat tona janë të tillë, që dy rrethet ndër më kryesorët, Tirana dhe Durrësi, do të mundësojnë që aplikimet, kërkesat dhe përgjigjet të bëhen on-line”.
Ku qëndron modernizimi i Zyrës Qendrore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme (ZQRPP) dhe Zyrave Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme (ZVRPP)?
Modernizimi i ZQRPP-së dhe ZVRPP-ve, është një nga prioritetet kryesore te qeverisë shqiptare. Rreth muajit maj të vitit 2007, qeveria shqiptare mori miratimin në Parlament, lidhur me një projekt të ZQRPP, projekti LAMP, projekti për Administrimin dhe Menaxhimin e Tokës. Ky projekt i parë, i cili në themel të tij ka edhe modernizmin e Zyrës së Regjistrimit, ka filluar të implementohet rreth vitit 2008. Pjesa më e rëndësishme e këtij projektit ka të bëjë me regjistrimin e rreth 500 mijë pasurive në zonat urbane dhe bregdetare. Ky regjistrim fillestar, i cili është duke u kryer aktualisht, ka filluar në 22 zona kadastrale dhe së shpejti, pritet të fillojë edhe në 50 zona të tjera kadastrale në zonat urbane dhe bregdetare. Informacioni mbi pasurinë pas këtij regjistrimi fillestar, do të jetë i besueshëm dhe i saktë. Aktualisht, ZQRPP-ja dhe ZVRPP-të, së bashku me Bankën Botërore (BB) kanë filluar procesin e regjistrimit, ku kemi prokuruar regjistrimin fillestar, në fillim për 22 zona kadastrale dhe jemi në përfundim të prokurimit për 50 zona të tjera kadastrale.
Ky projekt i ZQRPP-së, ZVRPP-ve dhe BB-së vetëm regjistrimin fillestar ka si qëllim të tij kryesor?
Jo. Modernizimi i Zyrës së Regjistrimit, nuk përfshin vetëm regjistrimin fillestar, i cili megjithatë, duhet thënë se përbën pjesën më të madhe të këtij projekti. Një nga objektivat tona kryesore, ka të bëjë me dixhitalizimin e sistemit ose krijimin e arshivës dixhitale dhe kompjuterizimin e tij. Aktualisht ne kemi përfunduar dixhitalizimin e sistemit në dy ZVRPP-ë, në Tiranë dhe në Durrës. Dixhitalizimi ose krijimi i arshivës dixhitale, do të vazhdojë të shtrihet edhe në Zyrat e tjera Vendore të Regjistrimit të Pasurive. Brenda vitit 2011, objektivat tona janë të tillë, që dy rrethet ndër më kryesorët, Tirana dhe Durrësi, do të mundësojnë që aplikimet, kërkesat dhe përgjigjet të bëhen on-line. Kjo do të sjellë një transparencë më të madhe, për qytetarët dhe biznesin. Nga ana tjetër, kjo do të ketë edhe saktësi më të madhe të informacionit, por edhe kosto më të ulët, të për pagesat e qytetarëve në funksion të përfitimit të këtyre shërbimeve.
...