Modernja dhe evoluimi në poezinë e Moikom Zeqos
Këto ditë është botuar libri më i ri i korpusit poetik të autorit Moikom Zeqo “Miscellanea 4”, me poezi të zgjedhura që u përkasin viteve 2004-2005. Me këtë rast po botojmë pjesërisht një studim të kritikut dhe poetit të ri, Agim Bajrami mbi poezinë
Ne gjithmonë na magjepsin meteorët dhe fishekzjarrët se sa yjet dhe vezullimi i tyre. Kjo e vërtetë e pamohueshme por e trishtë, do t’i shkonte më për shtat kritikës dhe instruksioneve difektoze shqiptare të vlerësimit dhe gjykimit. Aq më shumë kur bëhet fjalë për Moikom Zeqon dhe sistemin e tij poetik. Ndonëse ka mbi 40 vjet që fjala e tij poetike dhe mendimi i tij i pasur teoriko-shkencor, vazhdon të këmbëngulë për një tjetër metodologji e fizionomi bashkëkohore, të të shkruarit e të vështruarit të gjërave, xhuxhmaxhuxhët e të ashtuquajturit studiues pedantë të letërsisë vazhdojnë ende ta kërkojnë gjilpërën në kashtë. E pra Moikom Zeqo, me stilin e tij të veçantë të të shkruarit, e me vështrimin e tij entuziazt të të rrëfyerit, larg retorikës militante, e patetizmit të sëmurë të kohës, erdhi në botën letrare të fundviteve 60, për t’i pohuar ideologjisë zyrtare të kohës se jo gjithmonë lustra është portreti i vërtetë shpirtëror të asaj që shohim dhe e prekim në përditshmërinë tonë. Portreti i vërtetë i botës është pjesa që ne me kujdes e paturpësi mundohemi ta fshehim e maskojmë. Moikom Zeqo është dhe mbetet një ftesë e bukur, për ta njohur e kuptuar për ata që dëshirojnë finesën edhe zgjuarësinë në rrjedhë të fjalës metaforike të poezisë shqipe.
Libri i ri me ese virtuale, i studiuesit Fatmir Minguli,” Poezia moderne dhe Moikom Zeqo,” është një mjet e mënyrë e gjetur më së miri për ta zbërthyer më shkencërisht e artistikisht këtë ftesë, që padyshim do të pasurohet edhe në të ardhmen, krahas vlerave studimore, dhe kulturës estetike që të afron, është në fakt edhe një theksim konkret i kundërshtive të brëndëshme të një poezie, krejt të pazakontë, edhe sot në llojin e saj. Duke dalë nga korzinat e një eseje virtuale është një bashkëbisedim intim i kritikut dhe vëzhguesit të kujdesshëm, me shenjat dhe yllësitë e kësaj krijimtarie, me pjesën e ngurtë dhe të lëvizshme të saj, me rrënjët e fillimit, dhe sythet e ripërtëritjes. Në funksion të një metafore krahasuese për fillimin e kontinuitetin, studiuesi me të drejtë e çon autorin në fjalë, në djepin e tij të krijimtarisë, në brigjet e detet e Currilave të Durrësit. Libri i Fatmir Mingulit përpara se të pasqyrojë pasojën e këtij fillimi, rreket me sa të mund të pasqyrojë shkakun dhe e gjen një shpjegim për këtë. Dialogjet e shumtë të poetit të përkorë me makinën çudibërëse dhe tjetërsuese “perpetum mobile”, janë për autorin Minguli shkaku dhe pasoja e fillimit që e bënë delegatin zyrtar të detit durrsak, Moikom Zeqo, të botonte librin e tij të parë poetik “Vegime të Vendlindjes”, një libër ky në trajtën e kalit pegasian i prirur për rrugë të gjata, e plot të papritura artistike. “Ardhja e kësaj poezie me një kontinuitet mendor jetëgjatë e të grintuar gjer në nervozizëm, - thekson Minguli, në të vërtetë ishte një lloj urie e nevoje gjer në domosdoshmëri e njerëzve të asaj kohe për t’i mbushur mendjen vetvetes se ata vërtetë bënin pjesë në viset e bukurive dhe magjisë paçka terrorit psikologjik që i bëhej trurit të tyre në ato vite”.
Minguli këmbëngul se kjo lloj mënyre të të shkruari dhe procedimi artistik më tepër se art poetik ishte në të vërtetë një zë misionari ardhur nga qiejt e fshehtë të vetëdijes për t’u zgjuar atyre shqisat e alarmit dhe të zgjimit. Poezia e ardhur në këtë mënyrë e pakapshme por edhe e ndjeshme në trajtën e ca rrymave të ngrohta e të dendura ajrore, edhe pse poezia e atëhershme ishte ende në adoleshencë i rikujtoi asaj, se edhe ajo, mund të ishte dikushi. Arratisja e poetit nga shkretëtira e vërtetë dhe e realitetit absurd shqiptar të të menduarit dhe të vepruarit, simbas mendimit të studiuesit Minguli, ndonëse ishte bërë faktike disa vjet më parë, shpallet si e tillë në hapat e parë të viteve 70. Ishte një periudhë pragapokaliptike aq e ngjashme kjo me predikimet profetike të Jezusit, kur shenjat e diellit dhe të hënës dhe çdo gjë tjetër në tokë, filluan të zëvendësoheshin me dacibaot e frikshme dhe portretet në formate gjigande të diktatorit. Atëherë poeti si i shtyrë nga një engjëll apo fuqi e mistershme me rrënjët në tokë vendosi t’i thotë jo, gjuhës kaluçiante e gërvishtëse të poezisë së deriatëhershme zyrtare, shqisat e tij tepër të ndjeshme të të shijuarit dhe të provuarit e kuptuan se ajo lloj uthulle poetike me shije të athët që i servirej për verë lexuesit, në gota e servise prej kristali vetëm e tillë nuk mund të ishte. Poezia e Moikomit, nënvizon studjuesi, edhe pse gjer në atë kohë ishte në trajtën e magmës, dhe krijimit të profilit të saj nisi të krijonte një tjetër lloj kuvendi me veten dhe lexuesit e saj. Hapësirat e përjetimit dhe qenësitë e figurës e të simbolikës së saj, krijuan të tjera shenja dhe piramida ndarëse me këtë realitet. Ajo krijoi një mikro shtet, brenda shtetit të zbrazur të këngës e kujtesës shqiptare. Duke u marrë me këtë akt të shpalljes së rebelimit të poetit, studiuesi nuk e ka të vështirë të krijojë panoramën e shkretëtirtë ku lëvizte poezia e atrofizuar shqiptare e asaj kohe, shkaqet e mbylljes dhe nivelin mediokër intelektual dhe paaftësinë rrokëse të refleksioneve jetësore të saj.
Dy janë për studiuesin arësyet e prapambetjes relative të kësaj poezije në atë kohë:
1) Mungesa e demokracisë, mendimit dhe krijimit.
2) Mungesa e theksuar e komunikimit të kësaj poezije me shkollat dhe përvojat e shumta poetike të lulëzonin asokohe në Evropë dhe më gjerë.
Të vetmet dritare ku mund të dëgjohej e kundrohej përvoja botërore ishin Pushkini, Esenini dhe Majakovski. Lorko dhe Uitmani njiheshin vetëm pjesërisht. E katandisur në një ambjent kaq të rënduar, dhe me kaq pak ajër lirije, shkrimtarët dhe poetët shqipëtarë, filluan atëhere t’i drejtoheshin eksperiencës letrare të Kadaresë e Agollit, por edhe kjo ishte tepër pak. Në kërkimin e tij intensiv për ta interpretuar poetikisht rebelimin e tij poetik Moikom Zeqo, diti se ku të mbështetej dhe orientohej. Poezia e tij nuk duhej të mbetej një pikturë në ajër e kaq, ajo duhej të gdhendej në shkëmb. Njohja me Eduart Bagrickin, Lorkën, Eluarin, Bllejkun, Eliotin, Stvensin, Uitmanin e madh, etj., i dha fund kësaj odiseje. Kanë qenë këta personalitete që influencuan fuqimisht për t’i kthyer kundërshtitë e dilemat e tij poetike në një pasqyrë të stërmadhe reflektuese, për të shpallur fuqimisht kumtet dhe energjitë e tij, të grumbulluara në kaq e kaq vite. Jehonat e këtyre kumteve, lexuesi i atëhershëm pati rastin t’i dëgjonte nëpërmjet vëllimit poetik “Vegime të Vendlindjes”. Në këtë libër binte në sy tjetërllojshmëria e paraqitjes dhe fryma moderne e autorit, për t’i veshur kësaj lloj paraqitje një pjesë të unit të tij...
10 Maj 2008