Pensionet e ish-ushtarakëve, 8 arsyet e refuzimit nga Sigurimet shoqërore
Sa pension u takon me ligj sipas gradave ushtarakëve të dalë në Lirim dhe Rezervë. ISSH-ja këmbëngul në moszbatimin e vendimeve të gjykatave në favor të ushtarakëve
Kadri MUKA
Institucioni i Sigurimeve Shoqërore, ky kryeabuzues me pensionet, ky keqinterpretues e keqzbatues i ligjit, ky dhunues i papërmbajtshëm dhe permanent i ligjit për trajtimin me pensione, ka nisur operacionin e madh kundër abuzimeve që shtetas të ndryshëm kanë bërë për të përfituar pension në mënyrë të padrejtë. Një operacion i tillë është më se i domosdoshëm për të vënë në vend drejtësinë në respektim të shtetit ligjor të së drejtës dhe tolerancën zero në zbatimin e ligjit. Në kuadër të këtij operacioni nga ky institucion shtetëror janë marrë dhe po merren masat e para ndaj abuzimeve dhe abuzuesve. Krahas ndërprerjes së pensionit ndaj personave abuzues është bërë e po bëhet edhe padi penale.
Shkelja e ligjit
Normale, kush ka shkelur e shkel ligjin të vihet përballë ligjit dhe të mbajë përgjegjësi ligjore. Përballë ligjit dhe para përgjegjësisë ligjore duhet të vihen pa dallim shtetas të thjeshtë e të veshur me pushtet e në pushtet, si dhe institucionet shtetërore që nuk kanë respektuar dhe nuk zbatojnë ligjin, që kanë shkelur e shkelin ligjin apo që operojnë me ligje te shfuqizuara. Barazia para ligjit është parim kushtetues si në çdo shtet tjetër demokratik, ligjor të së drejtës edhe në Shqipëri. Ky parim u jep të drejtë të gjithëve që për abuzimet e abuzuesit sipas shkallës së përgjegjësisë ligjore të bëhen padi civile dhe penale. Nëse nga ana e sigurimeve shoqërore janë deklaruar rreth 128 persona që kanë abuzuar në marrjen e pensionit dhe e marrin atë padrejtësisht, janë me dhjetëra mijëra ata shtetas të tjerë që nga ana e sigurimeve shoqërore nuk u jepet ajo masë pensioni që u jep ligji dhe që u është mbajtur dhe u mbahet. Janë me dhjetëra apo me qindra ata qytetar që me vendim përfundimtar të gjykatës kanë fituar mbi sigurimet shoqërore, por që këto të fundit nuk i zbatojnë ato. Dëmet që i ka sjell dhe vazhdon tu sjell shtetasve por edhe vet shtetit janë shumëfish më të mëdha sesa dëmi i 128 personave. Prandaj dhe ashtu sikurse sigurimet shoqërore bëjnë padi civile dhe penale ndaj abuzuesve në përfitimin e pensionit padrejtësisht, edhe shtetasit, por veçanërisht ushtarakët ku abuzimi dhe shkeljet ligjore nga sigurimet shoqërore kanë qenë flagrante dhe tejet masive nuk kanë pse rrinë në pritje të rregullimeve në ligjin sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Zbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese nga Këshilli i Ministrave dhe Kuvendi është çështje tjetër. Për trajtimin e tyre ka patur dhe ka një ligj të sigurimit shoqëror suplementar duke filluar që nga ligji i marsit 1996 i ndryshuar me ligjin e korrikut 1999 dhe ka një ligj tjetër në zbatim të nenit 35 dhe 36 të statusit të ushtarakut të vitit 2004, është ligji i majit 2005, ndryshuar me ligjin e shkurtit 2006. Pensionet e tyre nuk është se janë dhënë në kundërshtim me skemën e përcaktuar nga ligji apo me ligj të shfuqizuar, sepse nuk është zbatuar vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Aspak jo.
Abuzimet
Abuzimet janë bërë e bëhen jo nga mungesa e njohjes se ligjit, por se ashtu i ka ardhur për shtat sigurimeve shoqërore dhe se me gjithë bërjen publike të problemit asnjë institucion shtetëror nuk ka investiguar veprimtarin e këtij institucioni për këtë çështje të bërë gangrenë për vite me radhë. Abuzimet janë bërë e bëhen sa për indiferentizëm apo veprim individual të ushtarakëve, aq edhe për mungesës orientimi të drejtë nga SHKURSH për të operuar nëpërmjet organeve të drejtësisë për ti dhënë fund shkeljeve ligjore apo abuzimeve me ligjin. Shkeljet ligjore që sigurimet shoqërore kanë kryer në trajtimin e ushtarakëve me pension të parakohshëm për vjetërsi shërbimi, pension suplementar dhe pension pleqërie rrokin sa vepër disiplinore e civile po aq edhe vepër penale . Të tilla janë dhe të tilla duhet të bëhen ato. Abuzimet që shënojnë shkelje të pastër të ligjit dhe moszbatim me dashje nga sigurimet shoqërore janë një mori.
Nëse ka ndonjë institucion shtetëror që nuk do t’ia dijë për ligjin, që sillet me arrogancë të paimagjinuar me të, që vendoset mbi ligjin dhe bënë vet ligjin, ai është Instituti i Sigurimeve Shoqërore me Degët Rajonale të tij. Ai dhe strukturat e tij nuk pyesin për kushtet e vendosur nga ligji për të përfituar pensionin e parakohshëm për vjetërsi shërbimi; nuk pyesin për formulën e caktuar nga ligji për masën e këtij pensioni dhe atij suplementar të ushtarakut, nuk pyesin për rillogaritjen dhe indeksimin e tyre ashtu sikurse fikson ligji. Për të qenë i saktë në këtë pohim, po i referohem atyre çka thuhet në nenet përkatëse të ligjit dhe ç’ka bënë në fakt ISSH me strukturat e tij në rrethe.
Arsyeja e parë
Kjo lidhet me moszbatimin e nenit 6 të ligjit 8521, datë 30.07.1999 (neni 11 i ndryshuar i ligjit 8087, datë 13.03.1996).
Ushtarakët e shërbimit aktiv të përhershëm që kanë dalë në rezervë apo lirim pas datës 03.07.1991 deri në plotësimin e kushteve për pension pleqërie sipas ligjit Nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”,- thuhet në të,- përfitojnë pension të parakohshëm për vjetërsi shërbimi, kur plotësojnë vjetërsinë e shërbimit si ushtarak në masën 12 vjet për gratë dhe 15 vjet për burrat dhe të kenë mbushur moshën: gratë 42 vjeç dhe burrat 47 vjeç. Masa e pensionit të parakohshëm për vjetërsi shërbimi do të jetë: a. 50 për qind të pagës referuese mbi të cilën është derdhur kontributi, b. për çdo vit të vjetërsisë së shërbimit mbi përcaktimin e mësipërm, masa e pensionit shtohet me 2 për qind të pagës referuese, por jo më shumë se masa e pensionit maksimal të pleqërisë në shkallë vendi”. Me këtë përcaktim ky nen i Ligjit, automatikisht ushtarakes që ka 12 vjet dhe ushtarakut që ka 15 vjet vjetërsi shërbimi i jep një pension të barabartë me 50 për qind të pagës referuese. Atyre me vjetërsi 12 vjet femrave dhe 15 vjet meshkujve, sikundër shprehet në germën “b”, masa e pensionit u shtohet me 2 për qind të pagës referuese për çdo vit mbi këtë përcaktim. Togfjalëshi “masa e pensionit shtohet”, e ka vënë qartë pikën mbi “i” dhe nuk lë vend për keqinterpretim. Ajo flet për diçka mbi masën që përfitohet me 12 apo 15 vjet vjetërsi. Po kështu pikën mbi “i” e vë dhe nuk lë vend për keqinterpretim togfjalëshi “masa e pensionit shtohet me 2 për të pagës referuese, por jo më shumë se masa e pensionit maksimal të pleqërisë në shkallë vendi”. Ky togfjalësh nuk lejon që kjo shtesë, shtesa 2 për qind e pagës referuese për çdo vit mbi përcaktimin 12 e 15 vjet të kalojë masën e pensionit të pleqërisë në shkallë vendi. Sipas formulës gjithçka është e qartë. Femra që ka 13 vjet dhe mashkulli 16 vjet përfiton një pension prej 52 për qind të pagës referuese; kush ka 14 vjet e 17 vjet përfiton 54 për qind e kështu me radhë. Në të kundërt i bie që një mashkull i gradës kapiten me 15 vjet merr 50 për qind të pagës së vetë referuese; ai i gradës major me 25 vjet vjetërsi merr vetëm 41 për qind; ai i gradës nënkolonel për 28 vjet merr 27 për qind të pagës referuese dhe ai i gradës kolonel merr 20 për qind të pagës referuese. Kjo bënë të pavlefshme skemën e përcaktuar nga neni i ligjit, pasi e ul masën e pensionit nën minimumin që ligji u jep ushtarakëve në germën ”a” të nenit 6 për kohën minimale të domosdoshme për të përfituar të drejtën e trajtimit me pension të parakohshëm për vjetërsi shërbimi. Në kundërshtim me këto, ISSH me mënyrën siç e aplikon skemën duke u dhënë të gjithëve të njëjtën masë pensioni, aq sa është pensioni maksimal i pleqërisë në shkallë vendi, 16480 lekë, ka barazuar të pabarabartat dhe ka mohuar vlerën e gradës, vlerën e vjetërsisë së shërbimit dhe vlerën e masës së pagës referuese të secilit. Nëpërmjet këtij akti, ky institucion merr atributin e ligjvënësit, cakton skemë të re përfitimi që mohon skemën e caktuar në ligj.
Arsyeja e dytë
Lidhet me mosrespektimin e shfuqizimit që i bënë neni 49 i statusit të ushtarakut shprehjes “por jo më shumë se masa e pensionit maksimal të pleqërisë në shkallë vendi”. Duke bërë fjalë për këtë ky nen shprehet: “... shprehja “por jo më shumë sesa masa e pensionit maksimal të pleqërisë në shkallë vendi”, në shkronjën “b”, të nenit 11, të Ligjit Nr. 8087, datë 13.03.1996 ”Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të FA të RSH...”, i ndryshuar..., shfuqizohen”. Ky shfuqizim ka hyr në fuqi që më 24 maj 2004, datë në të cilën ka hyr në fuqi statusi i ushtarakut. Kjo kupton që për periudhën 2 vjeçare, deri në kryerjen e ndryshimeve në ligjin e sigurimit shoqëror suplementar të ushtarakut, siç përcakton neni 48 i statusit, në trajtimin e ushtarakëve me pension të parakohshëm do zbatohet neni 6 i ligjit 8521, datë 30.07.1999 (neni 11 i ndryshuar i ligjit 8087, datë 13.03.1996), pa kufizimin e vendosur në germën “b” të tij. Pra, masa e pensionit do të ishte e plotë 50 për qind për 12 vjet femrat e 15 vjet meshkujt plus 2 për qind më shumë për çdo vit tjetër mbi këtë përcaktim. Në kundërshtim me këtë ISSH dhe degët e saj i kanë bërë inegzistente këto përcaktime ligjore dhe kanë vazhduar dhe vazhdojnë të japin gjithë masën e pensionit aq sa është pensioni maksimal i pleqërisë në shkallë vendi.
Arsyeja e tretë
I referohet trajtimit të ushtarakëve me pension të parakohshëm dhe pension suplementar me ligj të shfuqizuar, ligjin Nr. 8087, datë 13.03.1996, të ndryshuar. Ndonëse ligji Nr. 9210, datë 23.03.2004 “Për statusin e ushtarakut të FA të RSH”, shprehet në mënyrë kategorike se: Ligji Nr. 7496, datë 03.07.1991 “Për statusin e ushtarakut të FA të RSH”, neni 50 i ligjit Nr. 7978, datë 26.07.1995 “Për FA të RSH”, shprehja “por jo më shumë sesa masa e pensionit maksimal të pleqërisë në shkallë vendi”, në shkronjën “b”, të nenit 11, të ligjit Nr. 8087, datë 13.03.1996 “Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të FA të RSH...”, i ndryshuar, si dhe të gjitha aktet ligjore e nënligjore, që janë në kundërshtim me kërkesat e këtij ligji, shfuqizohen”, dhe neni 33 i ligjit 9418, datë 20.05.2005 përcakton se: Ligji Nr. 8087, datë 13.03.1996 “Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakut të Forcave të Armatosua të Republikës së Shqipërisë, të ushtarakëve të Ministrisë së Rendit Publik dhe të Shërbimit Informativ të Shtetit”, i ndryshuar, dhe aktet e dala në zbatim të tij, pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, nuk do të zbatohen për ushtarakët e Forcave të Armatosua të Republikës së Shqipërisë, që përfitojnë sipas këtij ligji“, ISSH si dhe Drejtoritë Rajonale në Rrethe, i kanë bërë dhe i bëjnë egzistentë këto nene. Ato vijojnë me vendosmëri maksimale tu bëjnë sfidë atyre, trajtimin e ushtarakëve me pension të parakohshëm për vjetërsi shërbimi dhe pension suplementar pleqëria e kanë bërë dhe e bëjnë me ligjin Ligji Nr. 8087, datë 13.03.1996, të ndryshuar dhe të shfuqizuar që nga data 1 janar 2006.
Arsyeja e katërt
Moslidhja e pensionit sipas kushteve që vendos neni 35 i statusit. Sipas tij: “Oficerët, nënoficerët dhe ushtarët rrogëtarë, me vjetërsi shërbimi në Forcat e Armatosura, 15 vjet për burrat dhe 12 vjet për gratë, gëzojnë të drejtën për pension të parakohshëm për vjetërsi shërbimi në masën 50 për qind të pagës mujore, deri në plotësimin e kushteve për përfitimin e pensionit të pleqërisë. Për çdo vit tjetër shërbimi mbi kufirin e mësipërm , ushtarakut i jepet një shtesë 2 për qind të pagës mujore”. Këtë rikonfirmon edhe neni 13 i ligjit 9418, datë 20.05.2005, kur thotë: ”Ushtarakët e shërbimit aktiv të përhershëm, pavarësisht nga koha e daljes në rezervë/lirim, deri në plotësimin e kushteve për pension pleqërie, sipas ligjit Nr. 7703, datë 11.05.1993” Për sigurimet shoqërore në RSH” përfitojnë pension të parakohshëm për vjetërsi shërbimi, kur plotësojnë vjetërsinë e shërbimit si ushtarak, në masën 12 vjet për femrat dhe 15 vjet për meshkujt dhe kanë mbushur moshën 44 vjeç femrat dhe 47 vjeç meshkujt”. Po këtë rikonfirmon edhe pika 1 e nenit 1 të ligjit Nr. 9481, datë 16.02.2006, i cili ndryshoi nenin 13 të ligjit Nr. 9418, datë 20.05.2005 me përcaktimin e tij: “Ushtarakët e shërbimit aktiv të përhershëm, që dalin në rezervë/lirim pas hyrjes në fuqi të Ligjit Nr. 9210, datë 23.3.2004, “Për statusin e ushtarakut të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, deri në plotësimin e kushteve për pension të plotë pleqërie sipas ligjit Nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për sigurimet shoqërore në RSH” përfitojnë pension të parakohshëm për vjetërsi shërbimi, kur plotësojnë vjetërsinë e shërbimit si ushtarak, në masën 12 vjet për femrat dhe 15 vjet për meshkujt dhe kur kanë mbushur moshën 44 vjeç femrat dhe 47 vjeç meshkujt, në masën e përcaktuar në nenin 14 të këtij ligji”. Nenet e tre ligjeve siç shihet kanë një emërues të përbashkët. Ata kërkojnë plotësimin e dy kushteve për të fituar të drejtën e përfitimit të pensionit të parakohshëm. Kushtin e parë vjetërsinë e shërbimit 12 vjet për femrat dhe 15 vjet për meshkujt dhe kushtin e dytë, moshën 44 vjeç femrat dhe 47 vjeç meshkujt. Ato nene përjashtojnë kushtin që kishte vendosur neni 6 i Ligjit 8521, datë 30.07.1999 (neni 11 i ndryshuar i ligjit Nr. 8087, datë 13.03.1996), përfitimin e pensionit pas përfundimit të periudhës 2 vjeçare me pagë kalimtare. Bile pagën kalimtare, neni 46 i statusit të ushtarakut e ka zëvendësuar me shpërblimin në aq paga sa vjetërsi shërbimi ka ushtaraku që nuk plotëson kushtet për pension të parakohshëm për vjetërsi shërbimi. Në antipod të plotë me këto, ISSH me degët e saj edhe pse statusi i ushtarakut ka hyr në fuqi që më 24 maj 2004, ligji 9418, datë 20.05.2005 që më 1 janar 2006 dhe ligjit Nr. 9481, datë 16.02.2006 që më 16 prill 2006, nuk kanë hequr dhe nuk heqin dorë nga ky kusht. Ato nuk lidhin pensionin pa 2 vjet trajtim me pagë kalimtare.
Arsyeja e pestë
Ka të bëjë me shpërfilljen totale të rillogaritjes së pensionit të parakohshëm sipas nenit 4 i ligjit 9481, datë 16.02.2006, që ndryshon nenin 27 të ligjit 9418, datë 20.05.2005. Aty thuhet: ”Përfitimet suplementare, që jepen sipas neneve të këtij ligji, rillogariten sa herë që ndryshon dhe në masën që ndryshon paga referuese, me të cilën është bërë llogaritja e këtyre përfitimeve”. Në kundërshtim të hapur me këtë përcaktim ligjor rillogaritja e pensionit të parakohshëm për vjetërsi shërbimi është bërë dhe bëhet në përqindjen e rritjes së masës së pensionit të pleqërisë.
Arsyeja e gjashtë
Dhënien e pensionit suplementar të pleqërisë në kundërshtim me skemën e nenit 16 të ligjit Nr. 9418, datë 20.05.2005. Në përcaktimin e tij, ai fikson: “Pensioni suplementar i pleqërisë llogaritet në masën 40 përqind të pensionit të plotë të pleqërisë, kur ushtaraku ka vjetërsi shërbimi 12 vjet për femrat dhe 15 vjet për meshkujt. Për çdo vit tjetër të vjetërsisë së shërbimit mbi përcaktimin e mësipërm, masa e pensionit suplementar të pleqërisë shtohet 2 për qind të pensionit të plotë të pleqërisë. Pensioni suplementar, në çdo rast, nuk mund të jetë më i madh se 60 për qind të pensionit të pleqërisë”. Edhe neni 3 i ligjit Nr. 9481, datë 16.02.2006 konfirmon po këtë, me ndryshimin e vetëm që 60 përqindëshin e zëvendëson me 50 për qind. Edhe për këto ISSH me institucionet e tij vartëse në rrethe, nuk duan t’ia dinë. Atyre ora u ka mbetur në marsin e vitit 1996. Në vend të skemës së përcaktuar nga neni 16 i ligjit Nr. 9418, datë 20.05.2005 dhe nenit 3 të ligjit Nr. 9481, datë 16.02.2006, zbatojnë skemën e nenit 12 të shfuqizuar të ligjit Nr. 8087, datë 13.03.1996, të ndryshuar dhe të shfuqizuar. Në vend të 40 për qind të pensionit të pleqërisë për 12 vjet apo 15 vjet dhe 2 për qind më shumë për çdo vit mbi këtë përcaktim, u japin ushtarakëve një pension prej 1 për qind të pagës referuese.
Arsyeja e shtatë
I përket mostrajtimit me pension suplementar të ushtarakëve të dalë në pension të plotë pleqërie para 3 korrikut 1991. Pavarësisht se në nenin 29 me përcaktimin e vetë “Ish ushtaraku i FA të RSH, që përfiton pension pleqërie, sipas ligjit Nr. 4171, datë 13.9.1966 ‘Për sigurimin shoqëror në RSH’”, dhe Nr. 7703, datë 11.5.1993 “Për sigurimin shoqëror në Republikën e Shqipërisë”, specifikon të drejtën që u ka lindur nga neni 36 i Ligjit Nr. 9210, datë 23.3.2004 “Për statusin e ushtarakut të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, gjithçka ka mbetur vetëm akt i shkruar në letër. Katër vjet pas lindjes e përfitimit të kësaj të drejte, ata ende nuk janë trajtuar.
Arsyeja e tetë
Arrogancës së moszbatimit të ligjeve, ISSH së bashku me strukturat vartëse të tij në rrethe i shtojnë edhe arrogancën dhe brutalitetin e një sundimtari mbi ligjin edhe për mozbatimin e vendimeve përfundimtare të formës së prerë të gjykatave. Modeli klasik për këtë shprehet në përgjigjen që Drejtori i Drejtorisë rajonale Tiranë jep lidhur me dy vendime përfundimtare të formës së prerë, shkresërisht përgjigjet: “Përsa i përket pretendimit tuaj për rillogaritjen e pensionit dhe rimarrjen e diferencave të papaguara nuk qëndron dhe pse ju keni paraqitur pranë drejtorisë tonë vendimin e gjykatës Nr. 2689, datë 16.04.2007...”. Një sfidë dhe arrogancë e hapur kjo ndaj vendimit përfundimtar të formës së prerë të gjykatës, por edhe ndaj nenit 6 të ligjit Nr. 8087, datë 13.03.1996, i ndryshuar që aplikon që nga 1 janari 1999 e deri më sot ISSH, i cili përcakton se: ”Ankimet kundër vendime për përfitime nga ky ligj bëhen nga gjykat, e cila zgjidh çështjen përfundimisht”. Pra pavarësisht se ligji të drejtën e zgjidhjes përfundimtare të çështjes ia jep dhe ia njeh gjykatës drejtori i kësaj drejtorie si dhe i disa drejtorive të tjera rajonale që nuk kanë zbatuar dhe nuk zbatojnë vendimin përfundimtar të gjykatës, vendime të cilët vijnë duke u shtuar nga dita në ditë, këtë atribut ja japin vetes. Aktualisht ata janë vendosur mbi ligjin dhe vendimin përfundimtar të formës së prerë të gjykatës dhe bëjnë ligjin mbi to. Edhe vet sulltani do ta kishte zili drejtorët e këtyre drejtorive të ISSH, që guxojnë pa ia bërë syri “tërr”, ti japin të drejtë vendimit të tyre dhe ti trajtojnë ushtarakët me hamendje dhe afrrofe.
Deklaratat
E gjitha kjo ndodh në atë shtet që deklarohet ligjor i së drejtës, në atë shtet ku Kryeministri i vendit ka deklaruar se është për respektimin e shtetit ligjor, për zbatimin e ligjit dhe vetëm të ligjit dhe që objektiv madhor të qeverisjes së tij ka shpallur tolerancën zero në zbatimin e ligjit dhe ndaj shkelësve të ligjit.
Natyrisht kësaj arrogance ushtarakët do ti përgjigjen duke ju drejtuar gjykatave për ti thënë ndal shkeljes së ligjit dhe fituar të drejtën e mohuar prej këtij institucioni. Shoqata Kombëtare e Ushtarakëve në Rezervë të Shqipërisë duke paditur për shkelje të ligjit ISSH për shkelje të ligjit dhe Qeverinë për mosshlyerje të detyrimeve në zbatimin e ligjit siç i detyron neni 47 i statusit të ushtarakut, kur thotë: “Institucionet qendrore vendore dhe komandat e njësive ushtarake, brenda kompetencave dhe në përputhje me dispozitat e këtij ligji dhe akteve të tjera ligjore e nënligjore, sigurojnë zbatimin e statusit të ushtarakut. Për mosplotësimin e detyrimeve të përcaktuara në këtë ligj, personat përgjegjës mbajnë sipas rastit përgjegjësi disiplinore, civile dhe penale, të cilat përcaktohen me dispozita ligjore.” Gjykatat duke zbatuar e mbrojtur ligjin e vetëm ligjin, duke mbrojtur drejtësinë e ndëshkuar padrejtësinë do vënë në vend nderin, dinjitetin dhe sovranitetin e nëpërkëmbur të ligjit. Gjyqet e fituara nga ushtarakët në këtë drejtim në Tiranë dhe disa rrethe të tjera në Gjykatat e Shkallës së parë, por edhe në ato të Apelit, po konfirmojnë çdo ditë e më shumë këtë. Vendimet e tyre në favor të ushtarakëve, edhe pse Drejtorit Rajonale të ISSH këmbëngulin të mos i zbatojnë, nuk do vonojë koha që nga akte ligjore e shkresore do kthehen në realitet. Gjithë borxhin e krijuar nga ISSH për shkak të shkeljeve ligjore dhe moszbatimit të ligjit sipas përcaktimeve të tij, shteti do ua kthejë pavarësisht se ai borxh ka për të qenë tepër i madh. Ushtarakët do marrin realisht atë që u ka dhënë ligji dhe vendimi përfundimtar i formës së prerë i Gjykatës. Pushteti jo shumë vonë do detyrohet ti lëshojë vendin shtetit dhe sovraniteti i ligjit dhe i vendimit përfundimtar të formës së prerë të Gjykatës do vendoset mbi sovranitetin e pushtetit dhe pushtetmbajtësit. Pushtetmbajtësi do vihet përballë ligjit dhe do mbajë përgjegjësi para ligjit sipas dispozitës së nenit 47 të ligjit Nr. 9210, datë 23.03.2004 “Për statusin e ushtarakut të FA të RSH”, i cili në pikën 2 të tij shprehet: “Për mosplotësimin e detyrimeve të përcaktuara në këtë ligj, personat përgjegjës mbajnë sipas rastit përgjegjësi disiplinore, civile dhe penale”.
50
për qind e pagës duhet referuese duhet të jetë masa e pensionit të parakohshëm
12
vjet punë u duhen femrave me uniformë për të përfituar pensionin e me ligj
15
vjet vjetërsi shërbimi u duhen meshkujve për të përfituar pension pleqërie
2
për qind e pagës shtohet pensioni për çdo vit të vjetërsisë së shërbimit
44
vjeç duhet të jenë femrat që e kanë vjetërsinë e shërbimit për të dalë në pension
47
vjeç duhet të jenë meshkujt që kanë vjetërsinë e shërbimit për të dalë në pension
60
për qind të pensionit të pleqërisë duhet të jetë pensioni suplementar në çdo rast
36
është numri i nenit ku specifikohet e drejta për pension nga statusi i ushtarakut
4
vjet pas miratimit të Statusit ushtarakët ende s’janë trajtuar me pensionin ligjor
1
për qind të pagës referuese u japin ushtarakëve për pension mbi normën e vjetërsisë
Çfarë përcakton Ligji
“Oficerët, nënoficerët dhe ushtarët rrogëtarë, me vjetërsi shërbimi në Forcat e Armatosura, 15 vjet për burrat dhe 12 vjet për gratë, gëzojnë të drejtën për pension të parakohshëm për vjetërsi shërbimi në masën 50 për qind të pagës mujore, deri në plotësimin e kushteve për përfitimin e pensionit të pleqërisë. Për çdo vit tjetër shërbimi mbi kufirin e mësipërm, ushtarakut i jepet një shtesë 2 për qind të pagës mujore”. Këtë e rikonfirmon edhe neni 13 i ligjit 9418, datë 20.05.2005, kur thotë: “Ushtarakët e shërbimit aktiv të përhershëm, pavarësisht nga koha e daljes në rezervë/lirim, deri në plotësimin e kushteve për pension pleqërie, sipas ligjit Nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për sigurimet shoqërore në RSH” përfitojnë pension të parakohshëm për vjetërsi shërbimi, kur plotësojnë vjetërsinë e shërbimit si ushtarakë, në masën 12 vjet për femrat dhe 15 vjet për meshkujt dhe kanë mbushur moshën 44 vjeç femrat dhe 47 vjeç meshkujt”.
Papajtueshmëria e ligjit
Femra që ka 13 vjet dhe mashkulli 16 vjet në ushtri përfiton një pension prej 52 për qind të pagës referuese; kush ka 14 vjet e 17 vjet përfiton 54 për qind e kështu me radhë. Në të kundërt i bie që një mashkull i gradës kapiten me 15 vjet merr 50 për qind të pagës së vetë referuese; ai i gradës major me 25 vjet vjetërsi merr vetëm 41 për qind; ai i gradës nënkolonel për 28 vjet vjetërsi merr 27 për qind të pagës referuese dhe ai i gradës kolonel merr 20 për qind të pagës referuese. ISSH me mënyrën siç e aplikon skemën duke u dhënë të gjithëve të njëjtën masë pensioni, aq sa është pensioni maksimal i pleqërisë në shkallë vendi, 16480 lekë, ka barazuar të pabarabartat dhe ka mohuar vlerën e gradës, vlerën e vjetërsinë e shërbimit dhe vlerën e masës së pagës referuese të secilit. Nëpërmjet këtij akti, ky institucion merr atributin e ligjvënësit, cakton skemë të re përfitimi që mohon skemën e caktuar në ligj.
Neni 47 i Statusit të ushtarakut
“Institucionet qendrore vendore dhe komandat e njësive ushtarake, brenda kompetencave dhe në përputhje me dispozitat e këtij ligji dhe akteve të tjera ligjore e nënligjore, sigurojnë zbatimin e statusit të ushtarakut. Për mosplotësimin e detyrimeve të përcaktuara në këtë ligj, personat përgjegjës mbajnë sipas rastit përgjegjësi disiplinore, civile dhe penale, të cilat përcaktohen me dispozita ligjore.”
Neni 35 i Statusit të ushtarakut
“Oficerët, nënoficerët dhe ushtarët rrogëtarë, me vjetërsi shërbimi në Forcat e Armatosura, 15 vjet për burrat dhe 12 vjet për gratë, gëzojnë të drejtën për pension të parakohshëm për vjetërsi shërbimi në masën 50 për qind të pagës mujore, deri në plotësimin e kushteve për përfitimin e pensionit të pleqërisë. Për çdo vit tjetër shërbimi mbi kufirin e mësipërm , ushtarakut i jepet një shtesë 2 për qind të pagës mujore”.
10 Maj 2008