E Shtunë, 31 Tetor 2026

Man Utd, më i vlefshmi në botë

Manchester United është klubi më i vlefshëm sportiv në botë. Revista financiare ‘Forbes’ e ka vlerësuar klubin anglez me 2,23 miliardë dollarë, përpara Real Madridit dhe disa skuadrave të sportit amerikan. Kampioni anglez, Manchester City ka mbetur jashtë listës së 50 ekipeve më të vlefshme

Revista financiare ‘Forbes’ e ka klasifikuar Manchester Unitedin si klubin më të pasur sportiv në botë edhe një herë, përpara Real Madridit dhe disa klubeve tjera të sportit amerikan.

Pasi e mbylli sezonin pa trofe, klubi ka marrë më në fund lajme të mira sa i përket vlerës së tij.

‘Forbes’ ka raportuar se United vlerësohet 2,23 miliardë dollarë, derisa gjiganti spanjoll është i dyti me një vlerë prej 1,88 miliardë në listën e klubeve më të pasura.

Ngritja e vlerës së United ka të bëjë me ekspansionin e vazhdueshëm në klubin e fan-bazës, plus aspekti komercial, i cili e ka rritur ekonominë e këtij klubi karshi klubeve tjera evropiane dhe atyre amerikane.

Nënshkrime luksoze me sponsorin e fanellave Aon, sponsorët e fanellave të stërvitjeve DHL e Nike, që kanë marrëveshje afatgjate me ‘Mancunian’ dhe pagesa e tyre vjetore prej 39 milionë dollarësh, po ashtu ka ndihmuar në përformancën e mirë të ‘Djajve të Kuq’.

Familja Glazer, që është pronare e klubit, thuhet se është në bisedime me ‘New York Stock Exchange’ për ta shitur një pjesë të klubit, edhe pse planifikon të mbetet padrone e pjesës më të madhe të aksioneve.

Reali ndërkohë është ngritur në këtë renditje, derisa ishte në pozitën e pestë vitin e kaluar. Madrilenët ndiqen nga gjigantët e MLB-së (bejsbolli amerikan), New York Yankees dhe ekipet nga NFL (futbolli amerikan), që e përmbyllin top 5.

‘Forbes’ njofton po ashtu se marrëveshjet e reja televizive në vitet e ardhshme pritet t’i ndihmojnë ekipet e NFL-së që të ngrihen në listën e klubeve më të pasura në botë.

Gjiganti tjetër spanjoll i futbollit, Barcelona e zë pozitën e tetë me vlerën 1,31 miliardë dollarë, kurse klubi anglez Arsenal e mbyll dhjetëshen e parë me vlerën 1,29 miliardë.

Nga bota e sportit të motorëve, Ferrari u rendit në pozitën e 15-të, përpara ekipeve si Los Angeles Lakers, Boston Red Sox, AC Milan e Chelsea.

Është interesante që as kampioni i Premierligës, Manchester City e as fituesi i 18 titujve në Angli mungojnë në listën e 50 klubeve më të pasura në botë.

10 klubet më të vlefshme në botë:

1. Manchester United 2,23 miliardë dollarë

2. Real Madrid 1,88

3. New York Yankees 1,85

4. Dallas Cowboys 1,85

5. Washington Redskins 1,56

6. Los Angeles Dodgers 1,4

7. New England Patriots 1,4

8. Barcelona 1,31

9. New York Giants 1,3

10. Arsenal 1,29

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›