Moggi:Juve duhet të shkarkojë Ferraran

Ish-drejtori sportiv i Juventusit, Luciano Moggi, thotë se bardhezinjtë duhet të shkarkojnë Ciro Ferraran këtë javë.
Moggi publikisht ka përkrahur Ferraran, por nuk mund të shohë ndonjë zgjidhje tjetër të krizës pas humbjes së djeshme ndaj Chievos.
"Tani Ferrara duhet të shkojë pasi është e dukshme se në dhomën e zhveshjeve më nuk e duan atë. Nëse Juventus do të humbasë të shtunën e ardhshme kundër Romës, kriza do të bëhet e pakthyeshme", ka thënë Moggi.
"Vetëm Diego dhe Melo që ishin dje në fushë, kushtonin sa i gjithë ekipi i Chievos. Ferrara do të paguajë për atë që Alessio Secco ka bërë, pasi ai nuk vendos asgjë. Nuk e di se kush mund ta zëvendësojë Ciron", ka shtuar më tej italiani.