E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edhe pse fitoi 3-1 Mali skualifikohet nga Kupa e Afrikës

Edhe pse ka fitoruar me rezultatin 3-1 kundër Malauit, Mali është eliminuar nga Kupa e Kombeve të Afrikës, ndërsa i njëjti fat e ka ndjekur edhe kundërshtarin e tyre të sotëm.
Mali kishte nevojë për tre pikë të plota dhe diferencë të lartë golash për të vazhduar më tutje, ndërsa Malauit i mjaftonte barazimi. Frederick Kanoute shënoi golin e parë (1'), ndërsa Seydou Keita dyfishoi nga gjuajtja e lirë (3').
Në pjesën e dytë (58'), Malaui ngushtoi epërsinë me anë të Russel Mwafulirwas, ndërsa Mamadou Bagayoko shënoi për rezultatin përfundimtar 3-1.
Ky rezultat doli të jetë i padobishëm për asnjërën skuadër, duke qenë se Angola dhe Algjeria barazuan pa gola, dhe janë pikërisht këto dy skuadra që kualifikohen nga Grupi A

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›