E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqiptarët e arratisur, Totozani: Vetëdorëzohuni se do të humbni jetën

igli-totozani-avokati-i-popullit-22Tiranë- Avokati i Popullit Igli Totozani nëpërmjet një deklarate për mediat u ka bërë thirrje shqiptarëve të arratisur nga burgu i Trikalas në Greqi ende në kërkim të vetëdorëzohen për të shmangur siç tha ai, humbjen e jetëve të tjera njerëzore.

Duke shprehu keqardhjen për vdekjet, Totozani kujtoi se deri tani tre persona kanë vdekur duke paralajmëruar se nëse nuk dorëzohen, edhe ata do të vriten si tre shqiptarët e tjerë. Teksa ka bërë thirrje edhe autoriteteve greke që primare është jeta njerëzore.

“Avokati i Popullit i bën thirrje shtetasve shqiptarë dhe autoriteteve për një zgjidhje të shpejtë të problemit duke shmangur përdorimin e mëtejshëm të forcës. Pavarësisht arsyeve dhe rrethanave në të cilat kanë ndodhur humbja e jetëve, Avokati i Popullit vlerëson se është e një rëndësie primare që e drejta e jetës të ketë përparësi ndaj çdo lloj mase e cila sjell pasoja fatale për humbjen e saj.

Në këto kushte ne mendojmë se: vetëdorëzimi i shtetasve shqiptarë të arratisur nga burgu do të shmangte përdorimin e mëtejshëm të forcës, i cili pa dyshim do të sillte humbjen e jetëve të tjera dhe do të bënte që trajtimi i problemit tu kthehej organeve të drejtësisë.

Dhe në të njëjtën kohë i kërkojmë Ministrisë së Punëve të Jashtme e Republikës së Shqipërisë dhe strukturave të saj në shtetin Grek që të luajnë një rol aktiv negociues në funksion të dorëzimit të shtetasve shqiptarë dhe garantimit të jetës së tyre”,- tha Totozani.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›