Prefekti: Nuk njoh vendimet e këshillit, janë të paligjshme
01/04/2010 Kryetari i Bashkisë Shpëtim Gjika: Prefekti të respektojë vendimet e gjykatës
VLORE- Prefekti i Vlorës ka pranuar mosnjohjen e vendimeve të Këshillit të Bashkisë Vlorë, ndërsa sipas tij pranë institucionit të prefekturës nuk ka mbërritur ende asnjë vendim të Gjykatës së Apelit, për njohjen e kryetarit të Këshillit të Bashkisë.
Prefekti
Çështja ka thënë prefekti i Vlorës, Hasan Halili, është ende në proces gjyqësor, ku ne si institucion i prefekturës pas Gjykatës së Apelit do ti drejtohemi Gjykatës së Lartë, dhe deri në shprehjen e këtij institucioni, ne si prefekturë nuk mund të shprehim të ligjshëm asnjë vendim të Këshillit të Bashkisë. Ne si prefekturë nuk jemi kundër vendimeve dhe miratimeve për investimet në qytet, të cilat u miratuan pak ditë më parë në mbledhjen e Këshillit të Bashkisë, për vetë faktin se këto vendime nuk janë ligjore.
Reagimi
I pyetur nga gazetarët në lidhje me prononcimin e prefektit, kryetari i bashkisë Shpëtim Gjika tha se nuk është në nderin e prefektit të bëhen prononcime të tilla. Kur çështja shtrohet për zgjidhje në gjyqësor, dhe ky i fundit shprehet, atëherë palët e tjera thjesht duhet të respektojnë vendimin që jep drejtësia. Në lidhje me një tjetër paraqitje në këshill të vlerave të investimeve të miratuara me fondet e Bashkisë së Vlorës, e cila në mbledhjen e mëparshme mori miratimin e shumicës, Gjika tha se ato tashmë e kanë marrë OK dhe i takon prefekturës ti nënshtrohet respektimit bazës ligjore. “Më vjen keq me institucionin e prefekturës, që i ka hyrë një rruge pa krye, tha Gjika, për të cilin çështja e kryetarit është tashmë e zgjidhur nga gjyqësori”.