E Diel, 1 Nëntor 2026

Plani i opozites per demonstraten-homazh

Partia Socialiste porosit deputetet qe te mbajne situaten ne kontroll. Demonstruesit do te qarkullojne ne bulevard per te vendosur qirinj dhe lule ne vendet ku humben jeten tre qytetaret


TIRAN - Kryetari i Partise Socialiste per degen Tirane Besnik Baraj ka bere te ditur dje skemen e demonstrates - homazh qe do te zhvillohet sot. Nje dite pasi u dergoi Policise se Tiranes kerkesen per te zhvilluar demonstraten zyrtari socialist ka kerkuar nga ana tjeter qe qytetaret te mos bien pre e provokimeve. Madje per kete arsye Partia Socialiste i ka kerkuar policise qe te largoje te gjithe civilet ne mesin e demonstruesve pasi sipas tyre do te sillte provokime dhe probleme.


Demonstrata-homazh ndryshe nga ajo qe ndodhi nje jave me pare eshte parashikuar te kryhet ne heshtje. Te gjithe demonstruesit do te kene lule ne duar dhe qiri. Ata nuk do te leshojne parulla por thjesht do te mbajne zi ne heshtje.


Ne fillim te demonstrates do te jene te pranishem familjaret e viktimave dhe kreret e opozites shqiptare. Mesohet se qytetaret e pranishem do te jene gjate gjithe kohes ne levizje duke u nisur nga sheshi Skenderbej drejt kryeministrise dhe do te rikthen serish. Kjo per arsye qe te gjithe pjesemarresit te vendosin lule dhe te ndezin qirinj ne vendet ku mbeten te vrare tre qytetare ne demonstraten e javes se shkuar.


Ne nje komunikim per mediat deputeti socialist Besnik Baraj ftoi te gjithe qytetaret ne oren 1400 ti bashkohen homazhit per tre shqiptaret e thjeshte qe u vrane te premten e zeze ne 21 janar. Gjithkush eshte i lutur qe te respektoje kujtimin e te vrareve nga dora e regjimit te kusarise dhe matrapazllekut.


Asnje parulle asnje thirrje asnje devijim nga kortezhi nuk duhet te ndodhe. Iu bejme thirrje te gjithe qytetareve qe te ruhen nga provokimet dhe provokatoret dhe te mos shkojne pas askujt qe mund te dale jashte kornizes se kortezhit apo te bejne gje tjeter vec ecjes se heshtur - apeloi Baraj. Deputeti i PS-se kerkoi nga policia qe te beje detyren konform ligjit dhe se opozita do te jete aty per te garantuar gjithcka.


Ashtu si edhe nje jave me pare demonstruesit do te mblidhen ne nente pika te ndryshme te kryeqytetit rreth ores 1200. Me pas gjysme ore me vone te gjithe grupet pjesemarrese dhe qytetare te Tiranes do te bashkohen ne qender te kryeqytetit.


Qytetet e largeta dhe ato te aferta jane porositur nga Partia Socialiste qe te jene rreth dy ore perpara fillimit te tubimit ne zonat e caktuara. do deputet dhe i zgjedhur vendor socialist do te jete ne krye te demonstruesve per te mbajtur ne kontroll situaten. Pasi te mblidhen nga te gjitha vendtakimet do te behet edhe nisja drejt kryeministrise.


Mesohet se pergjate bulevardit Deshmoret e Kombit nuk do te jene te instaluara as flamuj partiak por as podium ku te flasin lideret e opozites. do drejtues socialist do te perpiqet te mbaje ne kontroll grumbuj te caktuara ne menyre qe demonstrata te homazh te zhvillohet pa probleme dhe te garantohet qetesia e nevojshme.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›