E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lëv: Spanja, ekipi më i mirë në botë

Trajneri i Gjermanisë, Johakim Lëv, tha në prag të ndeshjes gjysmëfinale, se ekipi i tij mund “t’i shkaktojë probleme Spanjës”, që në sytë e tij është “ekipi më i mirë në botë”.

Kjo ndeshje a është një mundësi për revansh për finalen e Euro 2008-s?
Në vitin 2008, Spanja ishte ekipi më i mirë dhe e meritonte ta fitonte turneun. Dy vjet më pas, Spanjë është thuajse e njëjta në konfigurim, ndërkohë që te në kanë ndryshuar shumë gjëra, në mënyrën tonë të luajturit dhe në rezultatet tona. Ne kemi avancuar në raport me vitin 2008. Ne nuk e kemi pasur këtë konstante, këtë superioritet në lojë.
Spanja është përfaqësuesja që ka treguar më shumë stabilitet në këto vitet e fundit, është më e mira në nivelin e lojës, më e organizuara me Iniestën dhe Ksavi, dy lojtarë që luajnë së bashku prej shumë vitesh dhe janë të një klasi botëror. Ata nuk bëjnë thuajse asnjë gabim, por ne kemi shumë besim te vetja jonë. Ne e dimë se ne në termat e kreativitetit në lojë mund t’i shkaktojmë probleme Spanjës.

Pas fitores kundër Anglisë dhe Argjentinës, a mos është ekipi juaj shuë euforik?
Ambienti në ekipin tonë nuk është euforik, ka besim te vetja, por është sidomos i përqendruar. Unë e ndjej se lojtarët dëshirojnë të shkojnë akoma më larg, kanë shansin për të shkuar në finale. Ne nuk do të ndryshojmë stilin e lojës sonë dhe të luajmë në mënyrë mbrojtëse kundër Spanjës, nëse do ta bënim, nuk do të arrinim kurrë në futbollin tonë, pasi ata janë shumë të sigurt në futbollin tyre.

Miroslav Kloze mund të bëhet shënuesi më i mirë në historinë e Kupës së Botës, ndërkohë që te Bajerni i Munihut nuk ishte titullar. A jeni i surprizuar?
Kjo nuk është një surprizë për mua. Ai ka qenë gjithmonë i mirë në përfaqësuese, madje dhe në Euro 2009-n, kur ai kishte disa probleme te Bajerni. Ai ka cilësi të pabesueshme, ai ka një njohje të mirë të trupit të tij dhe është në formë. E dinte se çfarë duhet të bënte duke mbërritur në këtë fazë, dhe se do t’i duhej të stërvitej shumë. Ishte e rëndësishme për të shënonte në ndeshjen hapëse kundër Australisë.

Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Marte, 06 Korrik 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›