E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mojash Radonjiç, trajneri i ri i Vllaznisë

Mojash Radonjiç është zyrtarisht trajneri i ri Vllaznisë, 9 herë kampione e vendit dhe 6 herë fituese e Kupës së Shqipërisë. Malaziasi, i dyti trajner nga vendi fqinjë pas të famshmit Dervish Haxhiosmanoviç (ka fituar një kampionat, një kupë dhe një superkupë në Shqipëri), firmosi një kontratë 1+1 me presidentin e kuqebluve, Valter Fushaj.

Për Vllazninë, Radonjiç është trajneri i tretë i huaj, duke futur edhe në listë edhe gjermanin Urlih Shulse.

Mojash Radonjiç do të ketë si ndihmës, Elvis Plorin dhe trajner të portierëve, Avenir Danin.

Mojash Radonjiç nuk është i vetmi trajner i huaj që do të drejtojë sezonin e ardhshëm një ekip shqiptar, pasi dhe kampionia e Shqipërisë, Dinamo, do të drejtohet nga argjentinasi Luis Manuel Blanko.

Kompletohen kështu të gjithë trajnerët që do të drejtojnë 12 skuadrat e Superligës.

Arrin në 22 numri i trajnerëve të huaj që kanë drejtuar në Shqipëri, ku trajnerë kanë drejtuar në kampionat dhe 2 të tjerë (Kabrero e Zuleta) vetëm në kompeticionet ndërkombëtare të UEFA-s

Tetë janë klubet që kanë marrë trajnerë të huaj: Dinamo 8 herë, Vllaznia 7 herë, Tirana 4 herë, Partizani 2 herë, Lushnja 2 herë, Erzeni 2 herë, , Apolonia 2 herë, Besa 1 herë, Erzeni 1 herë.

Dervish Haxhiosmanoviç, një ish-trajner i Vllaznisë edhe i modestëve të Erzenit të Shijakut, është më i suksesshmi nga 20 trajnerët e huaj që kanë drejtuar të paktën një skuadër të Superligës shqiptare, pa futur në këtë listë Radonjiçin dhe Blankon.

Në futbollin shqiptar nga viti 1997 e kanë drejtuar teknikë nga tetë kombësi të ndryshme, nga i pari, argjentinasi Mario Kempes e deri te i fundit, malaziasi Mojash Radonjiç.

KATEGORIA SUPERIORE
SEZONI 2010-2011

1. DINAMO: Luis Manuel Blanko (argjentinas)
2. BESA: Shpëtim Duro
3. TIRANA: Sulejman Starova
4. LACI: Stavri Nica
5. FLAMURTARI: Gugash Magani
6. TEUTA: Edi Martini
7. SKËNDERBEU: Shkëlqim Muça
8. SHKUMBINI: Mirel Josa
9. KASTRIOTI: Ramadan Ndreu
10. BYLIS: Ilir Spahiu
11. ELBASANI: Krenar Alimehmeti
12. VLLAZNIA: Mojash Radonjiç (malazias)

TRAJNERËT E HUAJ NË SHQIPËRI

1.Mario Kempes, Argjentinë (Lushnja)
2.Miklos Temesvari, Hungari (Tirana)
3.Nikolai Arabov, Bullgari (Partizani, Flamurtari, Naftëtari)
4.Dervish Haxhiosmanoviç, Mali i Zi (Vllaznia 5 herë, Erzeni)
5.Ticiano Gori, Itali (Erzeni, Partizani)
6.Enver Haxhiabdiç, Bosnjë (Tirana)
7.Aurel Tikleanu, Rumani (Dinamo, Lushnja)
8.Pedro Pablo Pasculi, Argjentinë (Dinamo, 2 herë)
9.Ramon Cabrero, Argjentinë (Dinamo)
10.Luka Bonaçiç, Kroaci (Dinamo, 2 herë)
11.Ivan Kataliniç, Kroaci (Dinamo)
12.Leonardo Menikini, Itali (Tirana)
13.Ulrih Shulse, Gjermani (Vllaznia)
14.Silviu Dumitresku (Apolonia)
15.Slavko Kovaçiç, Kroaci (Flamurtari)
16.Zllatko Daliç, Kroaci (Dinamo)
17.Bllaz Slishkoviç, Bosnjë-Kroaci (Tirana)
18.Esad Karishik, Bosnjë-Serbi (Apolonia)
19.Marselo Havier Zuleta, Argjentinë (Dinamo)
20.Ilija Lonçareviç, Kroaci (Tirana)
21.Luis Manuel Blanko, Argjentinë (Dinamo)
22.Mojash Radonjiç, Mali i Zi (Vllaznia)

Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Merkure, 07 Korrik 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›