Spanja konfirmon largimin e trupave nga Kosova

Ministrja spanjolle e Mbrojtjes, Carme Chacon, ka konfirmuar të martën në Komisionin për Mbrojtje të Kongresit se largimi i trupave nga Kosova do të kompletohet deri në fund të verës së sivjetme. Ajo ka përsëritur se vendimi i Spanjës është koherent dhe përgjegjës, për shkak të refuzimit të saj për ta njohur pavarësinë e Kosovës. Shefja e Mbrojtjes spanjolle ka thënë se shteti i saj ka hasur në mirëkuptim të plotë nga aleatët gjatë Samitit të NATO-s në Strasburg për vendimin e tërheqjes. Ajo ka thënë se tërheqja do të bëhet në koordinim të plotë me aleatët.