E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, arrin në 275 numri i viktimave

Romë- Nga dita në ditë, rritet numri i viktimave nga tërmeti në Italinë Qendrore. Numri i të vdekurve, ka arritur në 275, ndërsa ende vijojnë kërkimet për persona të zhdukur nën rrënoja. Mëngjesin e kësaj të enjteje, janë gjetur nën rrënoja trupat e tre të rinjve. Ndërkohë, banoret e pastrehe në Aquila dhe zonat e tjera te shkatërruara nga tërmeti kane kaluar nje tjetër nate te frikshme.

Lëkundje të tjera tërmeti janë regjistruar nga sizmologët. Për pasojë, të tjera ndërtesa janë shembur nga tërmeti, ato që kishin mbetur në këmbë. Qendra e tërmetit po zhvendoset me ne veri dhe gjeologet po përpiqen te interpretojnë këtë fenomen. Paraditen e sotme ne Aquila pritet mbërritja e presidentit Giorgio Napolitano, ndërsa nesër në mëngjes do të kryhet funerali shtetëror i viktimave.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›