Moldavia pas tri viteve me president

Pas tre vjetësh pa një kryetar shteti, parlamenti i Moldavisë ka zgjedhur presidentin e ri të vendit, duke i dhënë kështu fund një ngërçi që ka penguar reformat në ish-republikën e varfër sovjetike.
Bëhet fjalë për gjykatësin veteran, Nikolae Timofti, një figurë neutrale mbi partitë politike, që u propozua nga partia në pushtet ‘Aleanca për Integrim Europian’, për të marrë mbështetjen e opozitës komuniste.
Por edhe Timofti arriti të marre 62 vota vetëm falë tre ish-deputetëve komunistë që braktisen partinë nëntorin e kaluar, gjë që ka shkaktuar reagimin e liderit komunist Voronin dhe dhjetëra-mijëra mbështetësve të tij, që dolën të protestojnë në qendër të qytetit.
Në fjalimin e tij para deputetëve, Timofti premtoi se do të mbajë lidhjet strategjike me SHBA-në, Rusinë dhe Gjermaninë, ndërsa do të përpiqet për një zgjidhje të çështjes së rajonit të Transdniestrisë.