E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti Topi niset për një vizitë pune në Itali

TIRANE - Presidenti i Republikës, Bamir Topi, së bashku me Zonjë e Parë, Teuta Topi, dhe në krye të delegacionit zyrtar shqiptar, u nis sot drejt Italisë, me ftesë të kryebashkiakut të Çelino San Markos, Françesko Kashione, për të marrë pjesë në veprimtarinë kulturore "Itali-Shqipëri: miqësia mes dy popujve".

Në këtë veprimtari kulturore, që do të zhvillohet në komunën e Çelino San Markos të provincës së Brindizit, në rajonin e Puljas, Kryetari i Shtetit shqiptar është i ftuar i nderit në shenjë vlerësimi për kontributin e dhënë në thellimin dhe forcimin e marrëdhënieve mes popullit shqiptar dhe atij italian me lidhje miqësore historike e tradicionale.

Gjatë kësaj vizite pune, Presidenti Topi pritet të zhvillojë edhe disa takime zyrtare me autoritetet e larta vendore të rajonit të Puljas në Brindizi dhe në Leçe.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›