Çashku: Emri i Luarasit do ti japë vlerë konviktit

KUJTIM ÇASHKU
Intervista/ Flet rektori i akademisë Marubi, Kujtim Çashku.
I deformuar koncepti i publikes për arsimin
Çashku: Për universitetet private shteti është partner, jo pronari që paguan pagat siç ndodh sot me publikët
Universitet publik apo privat? Paragjykime që nisin nga precedentë të cilët nuk janë shembuj të mirë për arsimin. Në kulmin e debatit në lidhje me këtë çështje, rektori i akademisë së filmit e multimedias MARUBI, Kujtim Çashku, bën një analizë të mirëfilltë për konceptet publike dhe private, tashmë që peizazhi i arsimit ka ndryshuar.
Në intervistën e tij për gazetën, ai ndalet edhe në skandalin e fundit me abuzimet e rektorit të Universitetit të Tiranës, Dhori Kule. Në këndvështrimin e Çashkut, media e ka bërë punën e vet, institucionet shtetërore duhet të ndërhyjnë me mekanizmat e tyre në lidhje me situatën e krijuar. Sa i përket godinës së ish-konviktit të Gjuhëve të Huaja, e cila është kërkuar për tu marrë me qira nga universiteti Luarasi, Çashku shprehet se nuk është shteti që i bën nder këtij universiteti, përkundrazi është ky universitet që, i themeluar nga akademiku i njohur Aleks Luarasi, i bën nder shtetit me çdo hap që hedh për tu zhvilluar në funksion të cilësisë së arsimit.
Muajt e fundit, universitetet private duket se po kryqëzohen. Një hije e fortë dyshimi është ngritur mbi cilësinë e diplomave që prodhojnë. Në gjykimin tuaj, si drejtues i njërit prej këtyre institucioneve arsimore, a duhet të përgjithësojmë gjithë këtë sistem, nisur nga precedentë të shënuar e të denoncuar dhe ne media?
Mendoj së pari, të përcaktojmë qartë kuptimet e termave që përdorim, mbasi disa keqkuptime lindin si pasojë e përdorimit të fjalëve të njëjta, por që kanë kuptime të ndryshme për individë të ndryshëm. Një universitet privat jo fitimprurës në kuptimin tim është një universitet publik, ashtu sikurse një universitet i quajtur publik, që mbahet 100% me paratë e shtetit, është një universitet shtetëror. Në rastin e parë, të privatit jo fitimprurës, shteti konsiderohet partner si të gjithë partnerët e tjerë që kontribuojnë në zhvillimin e universitetit dhe që kanë të drejtën mbikëqyrëse dhe të visibilitetit mbi aktivitetin që universiteti kryen.
Shteti partner d.m.th, jo shteti pronar, kontribuon te privati jo fitimprurës, përmes pushtetit qendror apo lokal, financiarisht, materialisht ose me lehtësira fiskale.
Shteti koordinon aktivitete të përbashkëta me këto universitete në fusha të caktuara kërkimore shkencore e kulturore, harton projekte. Duke qenë i vetëdijshëm se përfitimi final i këtij partneriteti me privaten shkon në dobi të publikes.
Ka eksperienca të huaja ku universitetet janë krijuar sipas kësaj filozofie?
Shumë kolegje dhe universitete në Angli e Amerikë janë ngritur e krijuar nga kontribute shtetërore, si me Land Grant dhënie tokash për shkolla ose objekte e vepra historike që janë shndërruar e kanë mbetur në shekuj pronë publike, pavarësisht formës private të menaxhimit të tyre, me Trust Committee komitete të besimit, borde këshillimore e vendimmarrëse, si dhe alumnet e karrierës. Në universitet private jofitimprurëse, të cilat unë i quaj publike, burimet e të ardhurave të siguruara nga fee-të studentore, institucionet lokale apo qendrore, fondacionet, bankat, korporatat, individët filantropë, partnerë ndërkombëtarë etj., shkojnë për investimet në rritje të pronës universitare dhe askush ska të drejtë ti tjetërsojë apo përvetësojë ato.
Ju thatë që universitetet që ne sot quajmë publike, tashmë pas 22 vitesh vlerësohen me një pse e mendoni këtë?
Ato që ne quajmë sot universitete publike që mbahen 100% nga paratë e shtetit, ku shteti mbetet pronar dhe është ai që u siguron rrogat dhe dijen, situata ndryshon.
Nuk kuptoj se përse këto universitete kemi frikë ti quajmë me emrin e tyre të vërtetë, universitet shtetërore të cilat mund dhe duhet të mbahen si të tillë në fusha krejt specifike me karakter strategjik. Dhënia e atributeve publike këtyre universiteteve mendoj se e ka deformuar e dëmtuar kuptimin e publikes. Ndjesia që dilnim nga një sistem ku shteti ish pronar i gjithçkaje, kompleksoheshim ti quanim universitetet shtetërore me emrin e tyre dhe gjetëm si strehë të shpëtimit të tyre termin e publikes. Flasim pas 22 vjetësh, ku peizazhi i arsimit ka ndryshuar krejtësisht. Struktura të tilla me karakter thellësisht etatist, qofshin tek ne apo dhe në disa vende të tjera europiane, po përballen me vështirësi të mëdha që diktohen nga dinamika e re e informimit, formimit e komunikimit. Lidhja treg pune-universitete është bërë kapilare.
Atëherë, cilat janë universitet e mirëfillta private?
Duhet pranuar që njëherësh me universitetet shtetërore dhe universitetet publike do të ekzistojnë dhe universitetet e mirëfillta private, të cilat nuk krijojnë partneritet me shtetin apo me partnerë të tjerë, por e mbështesin tërësisht aktivitetin e tyre në aktivitet fitimprurës.
Në rast se një korporatë e caktuar hap universitetin e vet për të siguruar e kualifikuar punonjësit e saj në specifika programesh që asaj i interesojnë, është e drejtë legjitime e saj që ta ushtrojë këtë aktivitet privat e fitimprurës.
Në këtë kuptim, kryqëzimi apo dyshimi ndaj universiteteve private, së pari vjen nga përcaktimi që këto universitete i japin vetes, si dhe perceptimi që kanë institucionet shtetërore të cilat i licencojnë, i ndjekin dhe gjykojnë në aktivitetin e tyre. Kuptohet se po shkelim në rrugë të pashkelura, por që janë shkelur më parë nga të tjerë, të cilët po përpiqen ti korrigjojnë gabimet e tyre. Merita jonë është që të përfitojmë nga gabime dhe jo të biem viktima të gjurmëve të gabuara.
Nuk flas për gabime që korrigjohen me vija masash e forma populizmash, por për efikasitetin e bërthamave elitare të universiteteve që garantojnë balanca shoqërore e sigurojnë perspektiva edukimi. Krimet më të mëdha sot në botë ndodhin përmes bombardimit dhe kontrollit të trurit të masave. Natyrisht nuk ka ende statistika të dëmit të krijuar, mbasi efekti rrezatues ka shtrirje në vite, madje në dekada. Tendenca për tu humbur gravitetin dhe kuptimin universiteteve është një tendencë që lidhet me botën e krimit.
Pra, ju thoni se bota e krimit dikton paragjykimin e shoqërisë sonë për iniciativa e sipërmarrje të cilat i shërbejnë zhvillimit të vendit?
Bota e krimit ka më shumë frikë nga mendja akademike dhe dija sesa nga ligji. Ligjin jo rrallë ajo e bën siç dëshiron vetë. Madje, kur do e shkel edhe hapur me pushtetin e të gjitha pushteteve që ajo zotëron, që është pushteti i parasë.
Ne si shoqëri fragile virusohemi lehtë si për të mirë, ashtu dhe për të keq. Një diplomë false hedh dyshime mbi gjithë universitetet. Ne ia përjashtojmë vetes reflektimin dhe selektimin. Më kujtohet një bisedë me të ndjerin Sandër Prosi, kur u kthye nga Parisi në vitet e regjimit komunist, kur një gazetar e kish pyetur se përse nuk ndryshoni një nen të Kushtetutës; Sandri i ish përgjigjur me humor, se ne për një plesht e djegim jorganin dhe gazetari, i cili kish rastësisht një spray në çantë, iu drejtua: Jepua atyre këtë spray që të ngordhin pleshtin që të shpëtojë jorgani.
Dua të them se, nëse është konstatuar një diplomë false në privat apo publik, rasti nuk duhet të na shërbejë për të djegur të njomë e të thatë, siç vepruam me mendësinë tonë kriminale duke shkatërruar gjithë pasurinë e trashëguar nga regjimi i mëparshëm, rrëmbyem gurët e kështjellave për të ndërtuar kasollet tona.
Personalisht, betejën kryesore të këtij debati e shoh tek konfli