Greqi, vetëvritet mjeku, u hodh nga kati i pestë i spitalit
Një mjek dhe ish drejtor në spitalin e Lamias, i dha fund jetës sot në mëngjes duke u hedhur nga kati i pestë i ndërtesës së spitalit.
Që nga ora 5:00 e mëngjesit, mjeku kërcënonte do do të hidhej nga kati i pestë për t'i dhënë fund jetës së tij.
Në spital mbërriti policia, bashkëshortja, e bija dhe miq të tij, për ta bindur që të mos hidhet, ndërsa mjeku bërtiste duke thënë se nuk dëshiron askënd.
Për fat të keq askush nuk mundi ta ndihmojë dhe rreth orës 9:00, mjeku 64 vjeçar u hodh duke ndërruar jetë. Edhe më tragjike ishte që skenën e panë vajza dhe bashkëshortja. Gruaja thotë se nuk u lejua të bisedonte me burrin dhe bën me përgjegjësi policinë për fundin tragjik të tij.
Nuk dihen ende arsyet që çuan në këtë situatë, megjithatë, thuhet se 6 muaj më parë ai kishte dalë në pension dhe nuk ishte paguar ende.
I ndjeri kishte qënë drejtor i radiologjisë në spital, dhe kishte shërbyer edhe si anëtar i këshillit bashkiak.