E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tenderat korruptive për uniformat e Policisë së Shtetit

Share

Nga Gazmir Bizhga*

Zanafilla e te gjithe problemit, qe sot Policia e Shtetit Shqiptar eshte e pa pajisur me uniforma eshte VKM nr.79, date 21/01/2009, ku me nje veprim te pakuptimte ne pamje te pare, por me paramendim per te perfituar nga prokurimet publike, qeveria shqiptare ben te pavlefshme uniformen aktuale te policise, shenjat e kompletimit te saj, gradat dhe simbolet. Ne vend te saj me kete vendim u ligjerua miratimi i nje uniforme, e cila per nga dizenjimi dhe modelimi eshte nje kopje e uniformes se policise italiane, gje kjo e deklaruar jo pa mburrje nga drejtuesit aktuale te Policise se Shtetit. Ky eshte vetem fillimi i skandalit. Te pranosh sot qe ti veshesh Policise se Shtetit Shqiptar, uniforme me modele dhe elementet perberes te saj, ato te nje shteti tjeter, eshte njesoj si te pranosh qe je nje komb pa identitet. Ky skandal qe besoj se eshte unikal ne llojin e vet, ku nje qeveri pranon, percakton dhe miraton uniformen e Policise se vendit te saj, me modele dhe elemente perberes te saj, ato qe ka ne perdorim Policia e nje shteti tjeter. Ne nuk jemi komb pa histori dhe as pa tradite shtetformuese, sic na quajne shpesh here armiqte tane historike. Perkundrazi. Kjo e vertete e madhe e ekzistences tone shtetformuese ishte e reflektuar dhe ne uniformen e simbolet e  Policise tone e sanksionuar me ligj ne vitin 2004, pas nje pune studimore disa vjeçare, ne te cilen kishin kontribuar specialistet me te mire, por qe u hodh poshte ne vitin 2009. Por mqs jemi tek uniformat e simbolet, qe kjo qeveri i kopjoi nga policia italiane dhe si çdo kopjac edhe kete pune e beri si mos me keq, po ju sjell ne vemendje faktin se tek fqinji yne i nderuar, nga i cili moret kopjet, qeverite ndryshohen shpesh, por uniforma dhe simbolet mbeten po ato. Nderkohe qe ne jemi nje vend i varfer dhe nuk e kemi luksin qe ti nderrojme modelet e uniformave te Policise se Shtetit, sa here qe i nderrojme qeverite.

Po te vazhdojme me tej. Ne vijim te ketij vendimi te qeverise te date 21 janar 2009 per te ndryshuar gjithçka, miratohet fondi prej 650 milione leke me tvsh per objekt  blerjen e uniformave te Policise se Shtetit, kepuceve dhe elementeve te tjere perberes. Kjo vlere eshte e konfirmuar ne buletinin 11/1 te APP ne daten 16 mars 2009, e cila do te financohej nga buxheti i shtetit. Por me pas kjo vlere rritet thuajse duke u dyfishuar ne shumen 1 miliard e 173 milione leke me te njejtin objekt prokurimesh. Kjo qe po ju them mund te verifikohet mjaft lehte  ne buletinet e APP nr.23 te dates 8 qershor 2009, faqe 64 ne llojin e prokurimit Proçedure e hapur mbi kufirin e larte monetar me objekt prokurimi Blerje kepuce per policine e Shtetit dhe date te tenderimit 23 korrik 2009 dhe buletinin nr. 24 te dates 15 qershor 2009, faqe 14,15,16 lloji i prokurimit Proçedure e hapur mbi kufirin e larte monetar  me objekt te prokurimit Blerje uniforma, veshmbathje dhe element te tjere perberes te tyre per Drejtorine e Pergjitheshme te Policise se Shtetit me date te tenderimit 29 korrik 2009.  Nga shifra e pare prej 650 milione leke e dates 16 mars 2009 tek ajo prej 1 milard e 173 milione leke e dates 8 dhe 15 qershor 2009 eshte nje diference prej 523,8 milione leke e pajustifikuar. Duket qe ky do te kete qene haraçi qe taksapaguesit shqiptare do te paguanin per ndryshimin e uniformave dhe berjen e tyre sipas kopjes se atyre te policise italiane. Por serisht po perpiqemi ta marrim te mireqene se me ne fund me vleren 1 miliard e 173 milione leke Policia e Shtetit Shqiptar do te kishte nje uniforme te re dhe nje prezantim dinjitoz per kryerjen e detyres.

Ne pritje te zhvillimit te tenderit ne muajin korrik 2009, ndodhi nje çudi tjeter, por qe nuk habiti askend duke patur parasysh se çfare qeverie kemi e çfare lloj administrate ka ndertuar ajo per pune te tilla. Ky tender u anullua.

Ajo çfare ndodhi me pas eshte se me date 22 dhjetor 2009 sipas komunikates operative nr.357 te dates 23 dhjetor 2009 te leshuar nga drejtoria e pergjitheshme e Policise se Shtetit, seksioni i krimit ekonomik e financiar thuhet se u arrestuan shtetasit Jani Gjergjefi, Bujar Murati me detyre drejtor i pergjithshem i prokurimeve publike ne M. Brendeshme, Redi Popescu specialist ne M e integrimit, Tahir Imami shef i prokurimeve ne Garden e Republikes dhe Artan Berberi, banues ne Tirane, me arsim 12 e 16 klase, sepse ne bashkepunim, kane kryer veprime korruptive, para dhe gjate proçedurave te prokurimit publik, per tenderin e veshmbathjeve.

Kurse ne deklaraten pompoze per shtyp te mbajtur nga vete nen drejtori i Policise se Shtetit thuhet shprehimisht nder te tjera se : operacioni i koduar Prokurimi i fundit, i cili çoi ne prangosjen e gjashte personave eshte bere ne bashkepunim te ngushte me nje sere strukturash hetimore. Operacioni veç te tjerash çoi edhe ne arrestimin e Jani Gjergjefit, pronar i kompanise Gjergjefi shpk. Arrestimi i tyre eshte bere pas nje hetimi kater mujor  nga departamenti per hetimin e krimeve dhe njesia e perbashket hetimore kunder korrupsionit dhe krimit financiar prane prokurorise se rrethit gjyqesor Tirane.

Arsyeja e ketij veprimi nga ana e Policise se Shtetit eshte se sipas deklarates se saj per shtyp keta individe kishin paracaktuar fituesit per nje prokurim me vlere 175 milione leke duke i ofruar rreth 10% te shumes zyrtareve te larte te Ministrise se Brendeshme, ne nje vlere rreth 125 000 euro.

Kjo eshte pak a shume ajo se çfare ministria e Brendeshme i serviri opinionit lidhur me kete çeshtje qe la pa uniforma e veshmbathje Policine e Shtetit, nderkohe qe fondi i parashikuar prej 1 miliard e 173 milione leke nuk u prokurua as ne vitin 2009 e as ne vitin 2010. Arsyeja sepse ndodhi kjo eshte shume e thjeshte. Viti 2009 ishte nje vit elektoral dhe qeveria e kishte zbrasur thesin e buxhetit duke darovitur lart e poshte investime elektorale per te grumbulluar sa me shume vota. E gjendur perballe nje arke te boshatisur dhe gjendjeje financiare mjerane ajo i dha zgjidhje duke shkurtuar fondet per Policine e Shtetit me arsyetimin se kjo eshte gjeja me e thjeshte qe mund te bej dhe se per kete nuk ka se kush te ankohet. Po e njejta gje edhe per vitin 2010, duke e lene kesisoj dy vite rresht Policine e Shtetit te paveshur me uniforma dhe te patrajtuar sipas normes qe kerkon rregullorja per kryerjen e detyres. Insistimit tone edhe ne komisionin e sigurise per kete problem ministrat e radhes i shmangeshin shpjegimit te kesaj çeshtjeje, nderkohe qe Policia jone edhe tani qe po flasim eshte me uniformat dhe veshmbathjet e tre viteve me pare.

Por tani te vijme tek thelbi i çeshtjes qe ka te beje me aferen e rradhes lidhur me odisene e sterzgjatur te paisjes se Policise se Shtetit me uniforma e elemente te tjere perberes, per kryerjen e detyres ligjore e kushtetuese.

Zoti minister

Garda e Republikes dhe Policia e Shtetit jane dy struktura ne varesi te Ministrit te Brendshem. Ndersa per Garden e Republikes, ashtu si edhe per struktura te tje

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›