Bizneset nuk investojnë në teknologji
24/10/2011 Sipas BSH-së, zgjerimi i aktivitetit ekonomik në vend qëndron nën nivelin potencial
Vetëm 21.7% e bizneseve plane për zëvendësim pajisjesh dhe përmirësim në teknologji
Frika për të investuar në teknologji është vetëm një prej faktorëve që i detyron bizneset shqiptare të mos shfrytëzojnë në maksimum kapacitetet e tyre. Edhe pse sektorë të ndryshëm të ekonomisë kanë shënuar progres, kryesisht si pasojë e nevojës për ristrukturim të ekonomisë dhe rritjes së konkurrueshmërisë, realiteti sipas ekspertëve të ekonomisë është ende nën potencialin e mundshëm. Edhe Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, në daljet e tij publike bazuar në analizën e këshillit mbikëqyrës ka theksuar se me gjithë trendin rritës, zgjerimi i aktivitetit ekonomik në vend, vazhdon të qëndrojë nën nivelin potencial.
Mangësitë
Vetë përfaqësues të biznesit theksojnë se mungesa e investimit në teknologji përpunuese është një mungesë e mbështetjes nga ana e shtetit. Një prej këtyre zërave është industria me fason, nga e cila shteti shqiptar humb të drejtën për të taksuar rreth 3 miliardë euro në vit. Sipas kryetarit të Dhomës së Fasonistëve, Gjergji Gjika, aktualisht ky sektor bën një xhiro vjetore prej 250 milionë eurosh. Ndërkohë, nëse shteti shqiptar do të mbështeste përpunimin e brendshëm, atëherë xhiroja vjetore do të shkonte deri në 1 miliard euro. Kryetari i shoqatës së eksportuesve, Alban Zusi, thotë se çdo ditë e më tepër po humbasin produktet “Made in Albania”, duke marrë si shembull bimët medicinale, të cilat pasi dërgohen jashtë shtetit, risillen të përpunuara në Shqipëri dhe me çmim disa herë më të lartë. Në rast se do të investohej edhe në teknologjinë e përpunimit të naftës dhe mineraleve, sipas ekspertëve atëherë do të kishte shtim të qarkullimit të parasë dhe më tepër punësim, të ardhura më të mëdha për shtetin dhe një ekonomi më solide.
Analiza e treguesve
Në analizën për tremujorin e dytë të vitit 2011 kryer nga Banka Qendrore, bizneset shpreheshin pikërisht kështu: “Rreth 21.7% e bizneseve ka kryer investime të reja, kryesisht në zëvendësim të pajisjeve të dëmtuara dhe përmirësime teknologjike. Pritjet e sektorit të industrisë për tremujorin e dytë të vitit 2011 janë optimiste. Bizneset industriale presin përmirësim të gjendjes së përgjithshme të biznesit, rritje të kërkesës dhe të eksporteve të produkteve industriale. Gjithashtu, rreth 21.7% e bizneseve planifikon të kryejë investime të reja, në zëvendësim të pajisjeve të dëmtuara, përmirësime teknologjike dhe më pak në zgjerimin e kapaciteteve prodhuese”, - thekson vrojtimi i prillit, realizuar nga BSH-ja. Vetëm rreth 85.6% e bizneseve të këtij sektori mendojnë se niveli aktual i kapaciteteve të prodhimit është i mjaftueshëm duke marrë parasysh nivelin e kontratave porositëse. Për 14.3% të bizneseve, niveli aktual i shfrytëzimit të kapaciteteve prodhuese nuk është i mjaftueshëm.