E Shtunë, 31 Tetor 2026

Monedha vendase rrezon euron dhe dollarin

Euro shitet 0.17 per qind me pak, kurse dollari 0.25 per qind ne krahasim me nje muaj me pare
Prurjet e larta te valutes se huaj nga emigrantet kete fundviti, kane shenuar me se miri rezultatet e para te nje monedhe vendase te superforcuar. Ne tregun bankar te kembimit te valutave ne Tirane, gjate dites se djeshme dollari arriti mesatarisht ne kuoten 83.56 leke, ndersa euroja 120.23 leke. Sipas analizave te Bankes se Shqiperise, pergjate kesaj periudhe, renia e monedhes se perbashket evropiane, euros, ka qene ne 0.17 per qind. Po ashtu, vleresimet e luhatshmerise se tregut valutor tregojne se ne renie te konsiderueshme ka shenuar edhe monedha e gjelber, dollari. Pra, ne krahasim me muajin e meparshem, renia e tij ka qene akoma me e larte, ne 0.25 per qind, nje situate kjo e pandalshme. Por kjo monedhe vendase e forcuar pritet te shtoje efektet e saj negative, ku sipas paralajmerimeve te eksperteve te ekonomise, kjo do te sjelle vlera me te pakta te depozitave te tyre. Sakaq, luhatshmerite e dy monedhave te huaja do te frenoje gjithnje e me shume emigrantet per perdorimin e valutes se tyre ne investime. Dobesimi i euros kundrejt monedhes vendase do te kushtezoje keta te fundit per perdorim te valutes vetem per shpenzime. Por ende ne vend nuk po duken efektet pozitive te valutes se huaj te dobesuar, e cila do te sillte cmime me te lira te produkteve per konsum qe vijne nga importi.
Kursi valutor:
Lloji i valutes Luhatjet
Dollari amerikan USD 83.56 -0.25
Monedha evropiane EURO 120.23 -0.17
Dollari kanadez CAD 84.34 +0.17
Franga zvicerane CHF 72.28 -0.26
Sterlina angleze GBP 165.47 -0.79
Dollari australian AUD 72.79 + 0.28
Korona suedeze SEK 12.71 -0.06
Korona norvegjeze NOK 15.01 0.00
Yeni japonez JPY 73.20 -0.80

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›