E Shtunë, 31 Tetor 2026

Monitorim online të lojërave të fatit

Qeveria miratoi dje një shtesë fondi për këtë ministri për buxhetin e këtij viti.

Kështu, fondi i akorduar nga qeveria është 200 mijë dollarë, të cilat do të shkojnë për programin “Planifikim, menaxhim, administrim”, për të përballuar kontributin e qeverisë shqiptare në asistencën teknike të ofruar nga PNUD-i për ngritjen e sistemit të monitorimit dhe fiskalizimit të lojërave të fatit në Shqipëri.

Ky fond i kthehet qeverise shqiptare nga fituesi i koncesionit të sistemit online të monitorimit të lojërave të fatit. Vendimi hyri në fuqi që prej ditës së djeshme që kurse u miratua. /Start/

                                                                                             2012-02-02 08:58
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›