Ligjet me 3/5,rikthehet konsensusi PD-PS Rozeta Rapushi
Rikthehet konsensusi PD-PS, per miratimin e nismave ligjore qe kerkojne shumice te cilesuar te votave, 84, ne Kuvend. Ne mbledhjen e djeshme te Konferences se Kryetareve, me konsensus te plote pozite dhe opozite, u miratua kalendari i punimeve per Kuvendin per tre javet ne vijim, 6 shkurt deri me 24 shkurt. Pa debate, palet rane dakord qe ne kalendarin e punimeve te perfshijne per te diskutuar ne komisione dhe per te miratuar brenda kesaj periudhe, ndryshimet ne Kodin Penal dhe ne Kodin Civil. Ndryshime, te cilat kerkojne 84 vota per t'u miratuar perfundimisht ne Kuvend. Por vec kesaj, palet kane perfshire ne kalendar edhe nisjen e shqyrtimit te projektligjit per "Gjykaten Administrative", qe prej dy vjetesh sorollatet ne komisionet parlamentare te Kuvendit, pa marre dot nje miratim. Me konsensus, partite e medha politike rane dakord dje qe te nisin diskutimet per projektligjin per "Gjykaten Administrative", por jo te caktojne nje date per perfundimin e shqyrtimit te ketij projektligji. Nderkohe qe persa u perket ndryshimeve ne kode, ato parashikohet qe te shqyrtohen dhe miratohen brenda ketij kalendari te punimeve trejavor, pra brenda dates 24 shkurt. "Nder te tjera, kalendari permban shqyrtimin brenda ketij harku kohor ne komisione dhe seance plenare te projektligjeve me 3/5-at, si ndryshimet ne Kodin Penal dhe Kodin Civil. Ndersa do te diskutohen ne komisione parlamentare midis te tjerave edhe projektligje shume te rendesishme si projektligji "Per gjykimin e mosmarreveshjeve administrative dhe organizimin e drejtesise administrative", u vendos ne mbledhjen e shkurter te zhvilluar dje gjate Konferences se Kryetareve. Ky qendrim mund te quhet nje kthim i opozites ne shinat e bashkepunimit, duke qene se vetem nje jave me pare, opozita nuk pranoi te votoje ne seance plenare nje kalendar punimesh, qe permbante konsensusin per te votuar nismat me 3/5-at apo nisjen e shqyrtimit te projektligjit per "Gjykaten Administrative". Nderkohe qe muaj me pare, ne nentor te vitit te kaluar, PD-PS, me nje marreveshje te posacme, u zotuan se brenda muajit mars 2012, do te shqyrtojne dhe votojne te gjitha projektligjet qe kerkojne shumice te cilesuar te votave. Sipas vendimit, projektligjet e axhendes se Kuvendit qe kerkojne shumice te cilesuar, kaluan per rishqyrtim dhe miratim ne Kuvend ne grupe, me kalendar trejavor, sipas miratimit te Konferences se Kryetareve dhe ne perputhje me Rregulloren e Kuvendit.