Patozi: Ina Rama, implikim politik ne grushtin e shtetit Qamil Xhani
Kryetari i grupit parlamentar te PD-se, Astrit Patozi deklaroi dje se jane nje sere vendimesh, qe hedhin dyshime mbi punen e Prokurorise ne zbardhjen e demonstrates se dhunshme te 21 janarit. Ai u ndal ne akuzen publike te prokurorise, per rrjedhje informacioni nga organet e tjera kushtetuese ne lidhje me hetimet, duke theksuar se eshte vete prokuroria qe ka deshmuar se i jep dosjet opozites. "Meqe kemi mberritur ne kete pike, do t'i drejtoja nje pyetje zonjes Rama. Kush ia tha fjalen "lapsus" Edi Rames, vetem nje gjysme ore pasi ajo vete, dhe vetem ajo, kishte komunikuar me drejtorin e Pergjithshem te Policise se Shtetit? Eshte mire qe qytetaret ta degjojne kete prej saj, sepse mbiemri i perbashket eshte gjeja me e vogel, qe me sa duket e lidh ate me kryetarin e Partise Socialiste",-tha dje Patozi. Kreu i grupit parlamentar te PD-se, ka theksuar se deklaratat e dy diteve me pare e Prokurorise eshte nje sulm i paster ndaj institucioneve. "Permes nje deklarate te pacipe, zonja qe drejton akuzen ne Shqiperi, guxoi ta drejtonte gishtin pikerisht mbi institucionet, qe rezistuan dhe bene qe te deshtoje dhuna dhe barbaria e 21 janarit, e cila planifikonte permbysjen e qeverise legjitime te kesaj mazhorance",-tha dje Patozi. Ai u shpreh se me kete akt, "Ina Rama, i lejoi vetes te sulmonte institucionet kushtetuese me te rendesishme dhe me perfaqesuese te vendit, duke i shtuar nje kapitull te ri rolit te saj te shemtuar ne trajtimin e grushtit te deshtuar te shtetit". Duke u ndalur ne kete pjese te dekonspirimit te hetimit, Patozi ka nenvizuar se kryeprokurorja po deshmon nje mungese profesionalizmi. "Ne mendojme se me gjestin e djeshem, prokurorja e Pergjithshme kerkoi qe te mbuloje ate qe tashme eshte evidente per cdo qytetar shqiptar, implikimin e saj te qarte politik dhe amoralitetin e theksuar profesional, i cili po deshmohet per dite e me shume, qe pas ngjarjeve te renda te 21 janarit", u shpreh dje Patozi ne nje deklarate per mediat. Ne qendrimin e djeshem, Patozi eshte ndalur dhe ne ndalimin e gardisteve nga ana e prokurorise, duke theksuar se arrestimi eshte bere pa pasur asnje prove nga organi i akuzes. "Duhet te shpreh shqetesimin dhe indinjaten e thelle edhe per vendimin e saj te fundit per arrestimin e 4 gardisteve te tjere, pa asnje hetim dhe prove qe te mbeshtese dyshimin. Ne mendojme qe ky vendim arbitrar eshte i ngjashem me kerkesen per arrestimin e te gjithe zinxhirit komandues te Gardes, vetem pak ore pasi kete gje e kishte kerkuar Edi Rama, mengjesin 22 janarit", u shpreh dje ai. Patozi ka theksuar ne emer te grupit parlamentar te PD-se qe kryeprokurorja ka vendosur nje precedente mjaft te rrezikshem ne menyren e komunikimit te institucioneve me te larta ne vend. "Sepse Prokurorja e Pergjithshme, qe ka kuraje te sulmoje Parlamentin, eshte ne fakt pergjegjesja e vetme per nxjerrjen e perditshme te cdo elementi te hetimit per grushtin e shtetit, te cilin ajo dhe te tjere e konsiderojne thjesht si ngjarja ne Bulevard", u shpreh ai. Patozi ka theksuar se pavaresisht sjelljes se prokurorise pergjegjesit e grushtit te shtetit, do te dalin para pergjegjesise. "Duke denuar me force keto veprime me nje sfond te paster politik, ne i sigurojme qytetaret shqiptare, se pavaresisht perpjekjeve te qarta te "zonjave" dhe "zoterinjve" te bulevardit per te bllokuar apo deshtuar hetimet, kjo mazhorance eshte e vendosur dhe do t'ia dale qe te zbardhe perfundimisht grushtin e deshtuar te shtetit. Autoret dhe aktoret e 21 janarit do t'i mbajne te gjitha pergjegjesite",-tha Patozi