Topi Te zgjidhet sa me shpejt Avokati i Popullit
Presidenti i Republikes Bamir Topi eshte shprehur me vleresime pozitive per klimen politike ne vend duke ju referuar zhvillimeve te fundit. Nderkaq Presidenti Topi duke perfituar nga mesazhi per nje klime pozitive te krijuar ne vend mes forcave politike dhe drejtuesve te tyre ka thene se duhet te nise puna per reformen zgjedhore. Deklaraten e tij Presidenti i Republikes e ka dhene nga qyteti i Pogradecit ku ai zhvilloi nje vizite te tij dhe i eshte pergjigjur interesimit te mediave lidhur me gjendjen politike ne vend duke theksuar se ka shenja te nje klime politike qe po ndryshon per mire. Kreu i shtetit beri thirrje qe ne kete klime te pershtatshme politike te filloje edhe dialogu mes partive per reformen zgjedhore. Partite politike te fillojne dialogun dhe komunikimin. Klasa politike te rifitoje koshiencen e saj sepse te shpikesh modele qe nuk jane te Europes Perendimore do te thote te mos kesh koshiencen per te shkuar ne Europe u shpreh ne fjalen e tij Presidenti Topi. Presidenti Topi tha se palet duhet te nisin bashkepunimin per funksionimin e ketyre institucioneve. Tashme une e quaj te pakuptimte qe te mos zgjidhen ceshtjet e disa institucioneve si ai i Avokatit te Popullit Gjykates Administrative apo ceshtje te tjera qe me votim ne Parlament kerkojne votimin me tre te pestat tha Presidenti Topi.