Vrasja e studentes, Apeli s'ndryshon denimin
Tirane - Vrasja e studentes se Greqishtes ne Fakultetin e Gjuheve te Huaja do t'i kushtoje 25 vite burg Arben Mertirit, 31-vjecari qe u akuzua per kete krim te ndodhur gjate vitit 2006. Gjykata e Apelit ka lene ne fuqi vendimin e Shkalles se Pare ne Tirane, duke mos ndryshuar masen e denimit pas kerkeses se pales mbrojtese te Mertirit. Arben Mertiri akuzohej si autori i vrasjes se studentes Esmeralda Lahi, ngjarje kjo e ndodhur me 29 tetor te 2006-es. Ngjarja erdhi pas nje debati mes ciftit, ndersa studentja u qellua me nje plumb ne zemer, pasi nuk ka pranuar te shkonte ne Itali. Nderkohe qe viktima dhe autori gjendeshin se bashku ne nje kafe, ne afersi te Shkolles se Baletit.
R.C