Vrasja per hakmarrje, prokuroria kerkon 67 vjet burg
Tirane - Prokuroria e Tiranes kerkon denimin me 67 vjet burg ndaj kater te akuzuarve per vrasje, me motive hakmarrjeje, ngjarje e ndodhur kater vjet me pare ne kryeqytet. Prokurori i ceshtjes ka lexuar dje edhe konkluzionet perfundimtare per te pandehurit, ndersa seanca drejtohet nga gjyqtarja Shefkie Demiraj. Ne pretencen e dhene, perfaqesuesi i akuzes kerkoi 22 vjet heqje lirie ndaj Albert Karafilit dhe Jetmir Takes, dy vjet me pak per Emirian Shabanin dhe 3 vjet burg per Gurali Rungan. Sipas organit te akuzes, te Karafili, ne bashkepunim me Taken, 21 vjec, dhe Shabanin, kane vrare me leve, ne vitin 2003, Shahin Arapin, ne Valias te Tiranes. Nderkohe qe Gurali Runga, 62 vjec, akuzohet per fshehje te kufomes. Ngjarja, per te cilen akuzohen kater te pandehurit, ka ndodhur me daten 1 tetor te vitit 2003. Ne dosjen e prokurorise cilesohet se kater te pandehurit jane hakmarre per vrasjen e vellait te Jetmirit, Altin Taka, ne vitin 2001, per te cilin akuzohej babai i viktimes, Bujar Arapi. Ne seancen e radhes mbrojtja do te lexoje edhe konkluzionet perfundimtare.
R.C