Monopolet, zbardhet lista me kompanitë nën hetim
Autori i Lajmit: Silvana Balliu
Autoriteti i Konkurrencës ka nisur hetimin e disa kompanive që operojnë në tregun shqiptar, duke përfshirë linja të rëndësishme siç është nafta, aviacioni civil, bankat, sistemi financiar etj. Qëllimi hetimit është dyshimi se disa prej këtyre shoqërive që janë nën monitorim kanë krijuar monopolin në treg, duke nxjerrë jashtë loje në mënyrë të pandershme konkurrentët, kryesisht më të vegjël. Raporti final mbi këtë hetim pritet të bëhet publik në fund të marsit. Ky institucion në hetimin e vitit 2009 ka tentuar të marrë masa ndaj ndërmarrjeve me pozitë dominuese në treg, të cilat abuzojnë, si në rastet e nxjerrjes së konkurrentit tjetër nga tregu, apo vendosjes së çmimeve, si dhe praktikave të tjera që cenojnë konkurrencën në treg dhe dëmtojnë klientët e tyre. Autoriteti i Konkurrencës ka zbatuar edhe masa ndëshkuese, siç janë gjobat në rastet kur kompanitë kanë refuzuar në ofrimin e informacionit.
Gazeta Ballkan publikon në numrin e sotëm disa prej firmave, të cilat dyshohet të kenë krijuar monopole në fushat përkatëse.
Tregu i sigurimeve
Autoriteti i Konkurrencës ka nisur hetimin në tregun e sigurimeve për produktin e sigurimit të detyrueshëm TPL, e brendshme. Pas procesit gjyqësor të vitit 2008 u vendos që Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare të njoftojë Autoritetin e Konkurrencës për çdo akt normativ, që do të ketë pasoja mbi konkurrencën në treg.
Tregu i karburanteve
Autoriteti i Konkurrencës ka hetuar tregun e importit dhe të shitjes me shumicë të karburanteve ndaj ndërmarrjeve me fuqi të ndjeshme në treg. Komisioni i Konkurrencës nuk ka mundur të dalë dot në një përfundim në lidhje me çmimet e karburanteve në treg, pasi sipas këtij institucioni nuk ka pasur informacion të mjaftueshëm dhe pritet të ketë një tjetër kontroll mbi këtë treg.
Avionët, furnizimi në karburant
Autoriteti i Konkurrencës ka ndërhyrë edhe mes një marrëveshje mes “Tirana International Airport” sh.p.k dhe “Air BP Albania”, në lidhje me furnizimin e avionëve me karburant. Nga hetimi ky institucion i ka dhënë të drejtë firmës që furnizon avionët me karburant, duke e cilësuar shërbimin e tyre cilësor dhe të konkurrueshëm në tregun e karburanteve.
Tregu financiar
Autoriteti i Konkurrencës (AK) ka autorizuar të përfitojë kontrollin mbi ndërmarrjen SIGMA sh.a. të Vienna Insurance Group, duke e cilësuar pozitiv për tregun. AK bën me dije se blerja e kapitalit 87% nga investitorët e huaj nuk ndryshonte raportet në tregun shqiptar të sigurimeve, por dhe në tregun e pensioneve private.
Shërbimi i Ruajtjes dhe Sigurisë Publike
Shoqëritë e policive private kanë depozituar ankesa pranë autoritetit të Konkurrencës, për pabarazi në tenderë. Këto ankesa janë marrë parasysh dhe AK, që nga ana e saj i ka dërguar një kërkesë Agjencisë së Prokurimit Publik që të prokurohet me lote dhe nën lote, apo thënë ndryshe në kategori, që të ketë mundësi sa më të gjerë pjesëmarrjeje nga ana e këtyre shoqërive.
Në Shqipëri shkelen hapur
të drejtat e autorit
Autoriteti i Konkurrencës në monitorimin që i bën tregut këtë vit ka hetuar edhe të drejtën e autorit në Shqipëri. Hetikmi është bërë kryesisht gjatë muajit shtator të vitit 2009, ku rezultati është në terma negativë. “në këtë monitorim u vu re se tregu i të drejtës së aujtorit dhe të drejtave të tjera të lidhura me të është në fazat e tij fillestare”, kështu citohet në raportin e Autoritetit të Konkurrencës. Sipas raportti, problemi më i madh në këtë treg është niveli i lartë i piraterisë, që sjell deformimin dhe mosfunksionimin e tregut. Më tej thuhet se, tregtimi i produkteve të autorëve përmes internetit dhe sit-eve pirate bën që monitorimi i këtij tregu të jetë shumë i vështirë për infrastrukturën që posedohet nga agjencitë si dhe Zyra shqiptare për të Drejtën e Autorit.
Reifeissen Bank nën hetim
për bonot e thesarit
Autoriteti i Konkurrencës ka hetuar vitin e kaluar edhe Bankën Reifeissen për pozitën e saj dominuese ose jo në tregun primar dhe sekondar të bonove të thesarit. Hetimi kishte nisur që në vitin 2008, ndërsa banka në fjalë ka paraqitur informacion shtesë, gjë që ka bërë që autoriteti i Konkurrencës të mos dalë më një konkluzion, pasi hetimi vazhdon. Deri më tani Autoritgeti i Konkurrencës nuk ka marrë asnjë masë ndaj kësaj banke, por pasi e ka njohur me raportin po shqyrton reagimin që ka sjellë banka, një relacion me shkrim. Por, nën monitorim janë vënë të gjitha bankat e nivelit të dytë, për sjelljen e tyre në treg pas vendimit të Bankës së Shqipërisë për rritjen e interesave të nivelit të depozitave. Po kështu, është marrë nën shqyrtim edhe volumi i depozitave dhe kredive të këtyre bankave tregtare, sipas monedhës afateve të maturimit, apo dhe për depozitat dhe llojit të kredive, si dhe normat e interesit. Autoriteti i Konkurrencës ka dalë në një përfundim, duke konfirmuar se në këtë treg nuk janë krijuar monopole dhe mbrohet ende konkurrenca, duke mos favorizuar asnjë nga bankat që operojnë në treg.
Autoriteti i Konkurrencës:
ARMO ka shkelur afatet
Nën monitorim nga Autoriteti i Konkurrencës është edhe shitblerja e 85 % të aksioneve të ARMO-s nga shoqëria ANIKA MERCURIA REFINERY ASSOCIATED OIL sh.a. Kështu është vendosur nën hetim ARMO në tregun e karburanteve, e kryesisht për produktin (D2). Autoriteti i Konkurrencës akuzon ARMO-n se ka dërguar informacione të paplota në lidhje me këtë çështje, edhe pse i është kërkuar disa herë. Ndërkohë, ARMO akuzohet se e ka dërguar informacionin jashtë afateve të përcaktuara. Edhe për shoqërinë ARMO Autoriteti i Konkurrencës ka nisur hetimin, pasi dyshon se mban padrejtësisht monopolin në tregun e lëndëve djegëse për automjete Gazoil (D2). Hetimi pritet të mbarojë brenda këtij tremujori.
Nën hetim dhe
aeroporti i Rinasit
Furnizimi me karburant i avionëve ka qenë objekt i hetimit nga Autoritgeti i Konkurrencës. Në raport bëhet me dije se Autoriteti i Konkurrencës nuk është bërë me dije për një transaksion mes Advanced Construction Group sh.p.k dhe Albania Airlines Mak sh.p.k. Kështu, sipas (AK) kompanitë në fjalë kanë shkelur ligjin për konkurrencën. Autoriteti i Konkurrencës sqaron se ka ndërmarrë masa ndëshkimore ndaj Advanced Construction Group sh.p.k, pasi nuk ka denjuar të kthejë përgjigje pas kërkesave për dhënie informacioni. Autoriteti i Konkurrencës ka autorizuar kalimin e kontrollit të shoqërisë Albanian Airlines AG tek Deutsche Lufthansa AG, përmes blerjes së 75 për qind të aksioneve. Një transaksion ky, i cili është cilësuar tërësisht i mbështetur në ligj nga ana e Autoritetit të konkurrencës së Lirë.
Autoriteti i Kokurrencës
pajtohet me transaksionet
Autoriteti i Konkurrencës është shprehur dakord dhe ka autorizuar përfitimin e kontrollit nga shoqërinë CEZ në shoqërinë OSSH të blerjes së 76 % të aksioneve, pronë e shtetit. Përfitimi i kontrollit të shoqërisë CEZ pritet të ketë ndikim pozitiv, pasi pritet të rritet konsumi i energjisë elektrike në masën 5 për qind në vit, reduktimin e humbjeve, por edhe përmirësimin e furnizimit me energji elektrike. Po kështu, në raport cilësohen si jo problematike për sa i përket përqendrimit të tregut të disa kompanive që kanë ndryshuar pronar, brenda konsorciumit. Mak-Albania sh.p.k/ Mohamed Abdulmohsin Al Kharafi & Sons Ë.LL. Transaksioni ndodh brenda grupit Al Karafi dhe si pasojë Autoriteti i Konkurrencës nuk e ka konsideruar përqendrim të tregut. Edhe transaksioni i ndodhur brenda calik-Seker nuk është konsideruar si përqendrim, apo monopolizim, pasi ndryshimi i pronësisë ndodh brenda konsorciumit, ku kemi të bëjmë vetëm më ndryshim aksionerësh.
Ky lajm është publikuar: 02/03/2010