Monopoli i rrëzuar i Kremlinit
Nga Orhan ZARSHATI
Aleksander Etkind, një lektor i letërsisë ruse në Kembrixh të Anglisë, i lindur në Sankt Petersburg, analizon regjimin politik, që vendosi Vladimir Putin në Rusi, fillimisht si President dhe tani si Kryeministër i Federatës ruse. Me të ardhur në pushtet një dekadë më parë, Vladimir Putin dhe regjimi i tij i Kremlinit, ngriti dy shtyllat kryesore mbi të cilat e mbështeti punën dhe përpjekjen e tij për të arritur madhështinë e dikurshme të mëmës Rusi, cariste dhe sovjetike: forcat e sigurisë dhe eksportet e lëndëve energjetike (naftë dhe gaz). Putin mënjanoi rivalët e brendshëm dhe i absorboi asetet e tyre, duke krijuar kështu një monopol të dyfishtë të regjimit të tij. Rishpërndarja e të ardhurave nga shitja me çmime të larta e lëndëve energjetike, i dha mundësi regjimit të Putinit të përmirësojë standardin e jetesës së popullit rus dhe ta bëjë për vete atë, duke fituar autoritet të madh ndërmjet rusëve të thjeshtë. Mbasi zgjidhi problemet e brendshme, duke përdorur në mënyrë shpërpjesëtimore forcën, ky ish KGB- ist i ngulët ia arriti qëllimit për të qetësuar vendin dhe të realizojë sigurinë e regjimit të tij. Deri para pak kohe, kombinimi i kërbaçit me kulaçin nga Putin, funksionoi me efektivitet në Rusi, nënvizon Etkind. Por mungesa virtuale në Rusi e protestave popullore, gjatë këtyre viteve të mbretërimit të Putinit, duket e çuditshme, thotë Aleksander Etkind. Por të mos bëjmë gabim, vijon ai, në interpretimin e rritjes së popullaritetit të Putinit, kjo nuk qëndron në forcën, humorin dhe mistikën e tij, por në shtimin e rrogave dhe në kreditë, që ai u dha rusëve, të cilat ata nuk i kishin gëzuar kurrë më parë. Nga ana tjetër përderisa çmimet e lëndëve energjetike rriten me një ritëm më të shpejtë se pagat dhe shpërblimet që marrin rusët, po të vazhdojë kjo, atëherë për pasojë kjo dukuri do të gllabërojë një pjesë të mirë të fitimeve. Por tani këtij bashkimi fatlum të rusëve me Kremlinin, thekson Etkind, po i vjen fundi. Një numër i pakët politikbërësish rusë dhe më pak nga publiku rus, presin që çmimet e naftës dhe të gazit të pësojnë kolaps, sikurse edhe po ndodh. Tani për tani nuk i dihet se çfarë do të ndodhë më tej. Nëqoftëse çmimet pësojnë një kërcim në rritje, atëherë Putin dhe njerëzit e tij do të mburren për urtësinë e tyre. Por nëqoftëse çmimet mbesin të amullt në nivelet e tanishme, sistemi i ngritur nga Putini është i destinuar të falimentojë, konkludon Aleksander Etkin.
Nuk është koincidencë që presidencat rrënuese të George Ë. Bush dhe të Vladimir Putin, kanë qenë bashkëkohëse, thotë Etkind. Me rritjen e çmimeve të energjisë, Bush ishte aleati më i madh Putinit, me të cilin u rikthye favori për ta rifokusuar Rusinë nga problemet e saja të shumta, tek teorizmi. Që të dy këta presidentë u përpoqën ta zhbëjnë punën e paraardhësve të suksesshëm të tyre, Bill Klinton dhe Boris Jelcin. Të dy këta i çuan vendet e tyre në kurthe e pengesa me të cilat u takon të merren pasardhësit e tyre. Kur Bush tha se atij i pëlqente ajo çfarë kishte parë në sytë e Putinit, ai e kishte parasysh këtë. Por pasardhësit e tyre, Barak Obama dhe Dimitri Medvedjev, janë aq të ndryshëm sa edhe procedurat që i sollën ata në fuqi. Që nga koha e Bashkimit Sovjetik, Kremlini ka qenë tradicionalisht i kujdesshëm dhe dyshues kundrejt Administratës demokratike të Shteteve të Bashkuara. Xhon F. Kennedi nuk pranoi të lejojë praninë ushtarake sovjetike në Kubë. Xhimi Karter bojkotoi lojërat olimpike të Moskës. Bill Klinton udhëhoqi operacionin e sukseshëm të bombardimeve të NATO-s kundër Serbisë së Millosheviçit, mikut më të mirë të Kremlinit në Europë dhe armikut kriminal të Kosovës. Triumfi i Barak Obamës, lajmëroi rënien në çmimet e naftës.
Në ditët tona, të ardhurat nga shitja e lëndëve energjetike po vikasin për ngecje, me këtë Putin do ta humbasë popullaritetin, thekson Etkind. Mitet kryesore për Putinin si shërues i nacionit rus dhe përpilues i buxheteve dhuratë për rusët, po shkojnë në rënie.
Nga ana tjetër Putin nuk mund ti shmanget përgjegjësisë. Nëqoftëse Kremlini deklaroi gjatë gjashtë viteve të shkuara, besueshmëri për lulëzim ekonomik nga shitja e naftës dhe gazit,lulëzim që erdhi edhe nga gjallërimi ekonomik, kudo nëpër botë; po ky Kremlin duhet të jetë i përgjegjshëm për rrënimin e tanishëm. Amerikanët e krahasojnë sot krizën e tyre aktuale me Depresionin e Madh të fillimviteve tridhjetë të shekullit të kaluar; ndërsa rusët e krahasojnë krizën e tyre me atë të vitit 1998, e cila është shumë e freskët në kujtesën e përbashkët të popullit rus. Në atë kohë, e gjithë bota, e cila po i gëzohej një bumi global, e shikonte Rusinë me simpati dhe keqardhje. Po edhe tani, gjërat nuk mund të jenë shumë ndryshe.
Në vitin 1998, rusët ende nuk mund të mendonin për vetura importi, për turizëm në vende të huaja dhe për përfitime të tjera mesatare. Grupi udhëheqës në Kremlin, ishte i larmishëm dhe plot konflikte; por mënyra se si iu ai përgjigj krizës ishte efektive dhe madje kreative. Kurse tani, grupi udhëheqës është uniform, unanim dhe mjaft i papërshtatshëm për çfarëdo ndryshimi në politikë; ky fakt paraqet rrezik për gjendjen.
Sidoqë niveli i tanishëm i antiamerikanizmit në median zyrtare ruse duket i paprecedent, regjimi është shumë i merakosur për gjendjen e brendshme. Gjatë krizës financiare të tanishme, që goditi Rusinë menjëherë mbas luftës në Gjeorgji gushtin e kaluar; Kremlini dhe Duma nxorën një sërë ligjesh dhe urdhrash, të cilat e transformuan autoritarizmin e Putinit në një diktaturë. Partitë opozitare nuk u përfillën fare. Biznesi i oligarkëve, u shtetëzua në më të shumtën. Periudha e mandatit të presidentit u shtua. Qendrat industriale me papunësi në rritje do të kenë më shumë njerëz. Gjykimi,ose procedurat gjyqësore nëpër gjykata, i cili deri më sot ka qenë i rrallë, do të jetë edhe më i rrallë. Koncepti i tradhtisë së lartë,dëgjohet pothuajse çdo ditë. Parashihet se do të ketë më shumë persekutime te shkencëtarëve,gazetarëve dhe biznesmenëve; bashkëpunimi i të cilëve me shoqata ndërkombëtare bamirësie, media,ose korporata, do të interpretohet si tradhti. Disa nga këta njerëz do e vriten,ose do të gjykohen; të tjerë do të gjykohen dhe ndiqen nga gjyqtarë të emëruar nga shteti, ose mund të vriten. Këtë tablo të zymtë për gjendjen sociale në Rusinë e Putinit na e jep Aleksander Etkind. Por kjo nuk është diçka e re për këdo në Rusi. Ajo çka mund të jetë e re mund të jenë protestat masive, siç kanë qenë kohët e fundit në Ukrainë, Tailandë, ose Greqi. A mundet monopoli i dyfishtë i Putinit ti qëndrojë këtyre parashikimeve në rast se ndodhin, shtron pyetjen Erkind? Ndoshta, kjo do të kërkojë një perestrojkë të re, në rast se kërkohet një ndryshim i thellë. Por me sa duket kjo gjë nuk mund të ndodhë në kushtet e një regjimi shumë të ngurtë dhe të verbër, të paftë për të vepruar në drejtim të ndryshimeve politike dhe reformave, më se të nevojshme për demokratizimin e jetës në Rusi, ku sundon autoritarizmi i Vladimir Putinit.