E Diel, 1 Nëntor 2026

Betejat e humbura të drejtësisë me politikën, që çojnë në humbjen përfundimtare të luftës

Nga Besi BEKTESHI
Midis politikës dhe drejtësisë duhet të ketë një ndarje, e cila përkthehet me pavarësinë dhe lirinë që kjo kolonë e vërtetë e demokracisë, duhet të vendosë në shërbim të qytetarit.
Jo vetëm që kjo ndarje e kjo liri e pavarësi nuk janë, por tashmë janë shumë beteja që drejtësia ka humbur me politikën dhe duhet thënë se kur politika vendos drejtësinë në demokraci, kjo e fundit lëngon afërsisht si në diktaturë. Tashti kemi ardhur në një moment ku me të vërtetë dihet që politika i ka të gjitha fajet, por padyshim ka faje të rënda dhe të pafalshme edhe drejtësia shqiptare që është në sundimin dhe përcaktimin politik të saj, dhe pranon që kjo gjë të vazhdojë përjetësisht. Asnjë vend i përparuar demokrativisht, nuk mund të ketë një drejtësi të varur dhe të përcaktuar nga politika. Ne e kemi dhe në mënyrë të pështirë. Nuk është fjalë e pa gjetur e pështirë, sepse politikisht dhe me mjedise politike kanë dalë, kryetarë gjykatash, prokurorë të përgjithshëm dhe kryetarë dhe nënkryetarë KLD- së, kasacionesh dhe apelesh dhe nuk ka sektor të drejtësisë që politikisht nuk dhunohet pikërisht drejtësia. Përrallat e sotme me pavarësi të drejtësisë shqiptare, janë monstruozitetet politike që të bëjnë për të vjellë kur mendon se sa beteja ka humbur drejtësia jonë me politikën. Ka shembuj jashtë. Drejtësia fitoi me skandalin Wotergate dhe bëri që një president amerikan të japë dorëheqjen. Po ashtu një prokuror i pavarur në Amerikë, fiton moralisht dhe bën të kërkojë të falur një nga presidentët më të shkëlqyer në drejtim që USA, ka pasur dhe që quhet Bill Clinton.
Drejtësia ka fituar me një nga kancelarët më të pushtetshëm në Gjemani dhe më të dashur të shtetit të madh Europian, që është Helmut Kohl. Drejtësia ka fituar me një parti me 22 për qind të elektoratit në Turqi dhe këtë po e kujtoj për të shkuar në një vend të madh gjysmë auropian dhe gjysmë aziatik, ku ligjet respektohen kur shkruhen, dhe është partia e Erbakanit e cila u nxor jashtë ligjit. Por shkojmë në Itali dhe mund të përmend disa fakte të rënda që është drejtësia fituese me ish liderin Bettino Kraxi që mbeti në egzil. Po ashtu drejtësia vazhdoi me vite në këtë vend, me të shkëlqyerin politikan disa herë kryeministër të Italisë, që është Giuglio Andreoti edhe pse ai në fund fitoi, me vetë kryeministrin aktual Berlusconi ku janë dhjetëra seanca. Ka raste të tilla kudo në Francë dhe Greqi apo vende të tjera demokratike fqinje dhe më larg, dhe lista është e madhe.
Por po kthehem në Itali, sepse ngjajmë disi në shumë gjëra, por nuk ngjajmë në pavarësinë e drejtësisë që shteti mik i madh perëndimor ka sot, dhe që e ka fituar me gjakun e dhjetëra prokurorëve, gjyqtarëve dhe policive të vendosur që drejtësia të triumfojë. Në kohën e superkorrupsionit në Itali, ka pasur momente që burgjet u mbushën jo vetëm me kriminelë mafiozë, por edhe me politikanë të rangjeve të ndryshme, apo me pista hetimi që kishte brenda kabinete dhe ministra, por edhe deputetë dhe senatorë. Kaq shumë ishte në lëvizje drejtësia dhe prokuroritë, sa po shkohej drejt një pushteti të pa kufi të prokurorëve dhe hetuesve për të zhbalancuar edhe demokracinë. Por nuk kishin shumë faj, sepse kaq e ndyrë ishte politika dhe politikanët dhe kaq shumë heronj kishte Italia dhe nuk ishin vetëm Dela Chiesa dhe Falkone e Borsellino, por edhe shumë të tjerë që janë vrarë jo nga thjesht nga mafia, por nga mafia-politike. Gjithsesi drejtësia ka triumfuar dhe ka fituar luftën me krimin, dhe politikën e inkriminuar. Sepse kishin heronj, dhe sepse këto heronj nuk emëroheshin politikisht por dhe pse luftonin me mafien dhe politikën e tillë, për të vendosur drejtësi. Falcone dhe Borsellino janë shembulli i heronjve që duan drejtësi dhe jo miqësi me politikën dhe politikanët e rangjeve të ndryshëm, për të bërë drejtësinë një fshirëse këmbësh përpara derës së hyrjes në demokraci. Politika është për të prodhuar ligjet, kurse drejtësia për të zbatuar ato, dhe dhënë pikërisht drejtësi. Sa prokurorë dhe kryetarë gjykatash të larta kemi vendosur politikisht për ti larguar po politikisht. Si ka mundësi ti besohet organit të akuzës në Shqipëri, kur edhe sot e kësaj dite nuk është i besueshëm se akuzon dhe nxjerr krimin dhe ato që e bëjnë atë në dritën e peshores së famshme. Si mund të jetë një gjykatë dhe prokurori e besueshme kur nuk merr në pyetje dot një ministër dhe akuzon dhe lëpin akuza ose zbythet nga frika e politikës. Jo sot, por gjatë gjithë këtyre viteve demokraci. Se mos hetuan dhe akuzuan normal për të dhënë drejtësi për bllokmenët dhe kriminelët komunistë, si prokuroria dhe gjykatat? Betejë e humbur nga drejtësia. Betejë e humbur tragjedia dhe vrasja e 2 prillit në Shkodër!!! Betejë e humbur kontrabanda e viteve para 97- tës për drejtësinë shqiptare. Mos ndoshta është betejë e fituar burgosja e liderit të opozitës socialiste atëherë Fatos Nano?!! Ëëë, ka dyshime se ishte drejtësi jo politike kjo burgosje?? Betejë e humbur edhe firmat piramidale, sepse dhe këtu ka fituar politika. Betejë e humbur e drejtësisë shqiptare edhe krimi i 97- tës dhe shthurja e shtetit. Kush është përgjegjësi, kush janë kriminelët e vërtetë, kush është fajtori. Ku janë konkluzionet e drejtësisë shqiptare për këtë njollë të zezë të një shteti që nuk ka drejtësi dhe politika mbyt edhe nivelin më të vogël të dhënies së drejtësisë. Turp më të madh nuk ka. Po në 98- tën dhe krimin me Azem Hajdarin mund ta quajë kush fitore të drejtësisë në Shqipëri? Po shkatërrimet me këtë rast dhe gjyqet, janë një fitore e drejtësisë përballë politikës? Po me që është rasti i 9 janarit, mund të lindë pyetja ka pasur drejtësi që ka fituar në krimin e lënies për të vdekur në ujë të dhjetëra frymëve. Jo, edhe kjo është një fitore e krimit me ndihmën e politikës. Po vjedhjet dhe krimin ekonomik të oligarkëve monopolistë të akuzuar në fushata elektorale, mos ndoshta e ka fituar këtë betejë drejtësia shqiptare??!! Asnjë betejë të tillë që ka përballje me politikën, dhe që ka futur hundën politika nuk ka fituar. Mos ka fituar me ndonjë ministër apo deputet, drejtësia shqiptare në iniciativë të vetën? Jo, as që bëhet fjalë, përveç rasteve kur është vendosur politikisht, dhe drejtësia si shërbëtore e politikës, ka vepruar për ti nxjerrë akoma më shumë bojën vetes. Krimet me apaltet apo tenderat cila drejtësi i ka fituar në Shqipëri? Shifrat janë monstra të mëdha, por drejtësia është një monstër në vete që vazhdon të  lëvizë nën pushtetin absolut të politikës. Gërdecin ndoshta e fitojnë si betejë, sepse thonë se ka mbi 18 mijë faqe!! Po, kjo është ngazëlluese për akuzën dhe drejtësinë shqiptare!!
Gjyqtarë dhe Prokurorë që lidhin dhe bluajnë për ditë me politikanët. Kjo është pavarësia e drejtësisë në Shqipëri!! Duhet përmendur se ka gjyqtarë dhe prokurorë që vuajnë, sepse është një shtet dhe politikë që nuk i mbron përpara kriminelëve dhe pushteteve, por duhet thënë se ka të tillë që lajnë lesh me drejtësinë deri në infinit. Nuk ka asnjë dorëheqje të prokurorëve dhe gjyqtarëve, për të marrë vesh se ka edhe burra që nuk mund të pajtohen me trysninë e politikës. Po, ka pasur largime kryesisht në Amerikë dhe Europë, nga frika se politika mund edhe ti zhdukte dhe këtë gjë e dinë shumë njerëz. Po të vijmë në ditët e sotme nuk gjejmë gjyqtarë dhe prokurorë (një shumicë) me kostume të vjetra dhe nivel tokësor normal shqiptar. Jo, kanë luksin e politikanëve, dhe patjetër që kjo nuk është mënyra për të treguar sinqeritetin në detyrë, por edhe jetesën me detyrën dhe rrogën e tyre edhe këtë nuk mund të tregojë. Në këtë rast dhe faji nuk mund  të jetë vetëm në një anë, dhe që dihet se është politika. Janë gjykatat dhe prokuroritë që pranojnë të jenë produkte të politikës dhe në varësi të plotë të saj dhe tashmë mund të quhen bashkëfajtore në udhëtimin e përbashkët me politikën drejt të ashtuquajturës, demokraci të modelit tonë. Ne kemi sot një Prokurore të Përgjithshme që është emëruar nga Presidenti Topi dhe që ka kalcifikim me pushtetin ekzekutiv dhe maxhorancën, përkrahje nga Presidenca dhe tërhiq e mos këput nga socialistët. Kemi një Gjykatë Kushtetuese të paragjykuar se një pj

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›