E Diel, 1 Nëntor 2026

Ambasadori amerikan Withers, jo vetëm i pafajshëm sipas jurisprudencës së vlefshme për republikat e bananeve, por edhe Prokuror i Përgjithshëm real i Shqipërisë

Nga Kastriot MYFTARAJ
A mund ta gjeni se cilit nga vendet e mëposhtme, Ruandë, Danimarkë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bangladesh, i përkasin personat e ngjarjes së mëposhtme: Një major i ushtrisë me detyrë në ambasadën e shtetit të vet në një vend tjetër, akuzon para një komisioni të parlamentit të vendit të vet, ambasadorin se ka bashkëpunuar me ministrin e Mbrojtjes të vendit ku është akredituar, për të fshehur nga një gazetar i vendit të ambasadorit dhe majorit, një aferë skandaloze që ka të bëjë me tregtinë e armëve, në të cilën është abuzuar me një shumë tepër të madhe parash që ka dhënë qeveria e vendit të majorit dhe ambasadorit? Fjala është që të mbrohet një biznesmen 22- vjeçar, i cili vjen nga vendi i ambasadorit e majorit, i cili si shpërblim për problemet me drejtësinë që ka pasur në vendin e vet, ka fituar një tender prej 300 milion dollarësh për të blerë municion, të cilin e falsifikon duke i ndërruar etiketat për të fituar sa më shumë. Në fund ambasadori del i pafajshëm, majori thjesht largohet me një detyrë tjetër, biznesmeni 22- vjeçar thirret në gjykatë por nuk paraqitet, dhe as që arrestohet. Kush do të përgjigjet i pari?
Përgjigje: Bangladeshi.
- Jo! Përgjigje e gabuar. Tjetri.
- Ruanda?
- Jo, përgjigja është përsëri e pasaktë.
- Mos doni të thoni se është Danimarka, se ky vend nuk mund të jetë SHBA?!
- Në fakt, nuk është Danimarka!
- Si, ah antiamerikan maniak, i poshtër, unë po largohem fare nga konkursi, ky është i konceptuar si pjesë e agjendës antiamerikane.
- Zotëri, përgjigja është pikërisht SHBA, po nuk besuat lexoni deklaratën zyrtare të Departamentit të Drejtësisë së SHBA. Në SHBA, Departamenti i Drejtësisë ka dhe funksionin e Prokurorisë së Përgjithshme në Shqipëri, përveç të Ministrisë së Drejtësisë, pra titullari i tij është si Enkeleid Alibeaj dhe Ina Rama të marrë së bashku për nga kompetencat. Kështu janë punët në vendin që na jep leksione për ndarjen e pushteteve. Është njëlloj sikur Enkeleid Alibeaj të kishte edhe postin e Ina Ramës dhe ta nxirrte të pafajshëm Fatmir Mediun.
Është vështirë të mos shkruash satirë, tha Juvenali 2000 vjet më parë për Imperinë Romane të fillimit të dekadencës. Është vështirë të mos shkruash satirë kur përshkruan ngjarje si ajo që ka të bëjë me mënyrën se si përfundoi historia e akuzës që majori Larry Harrison, shef i zyrës së bashkëpunimit për mbrojtjen (ODC) në ambasadën amerikane në Shqipëri, i bëri para Kongresit amerikan ambasadorit Withers se ky i fundit dhe bashkëpunëtorë të tij patën një takim në nëntor 2007 me ministrin e atëhershëm të mbrojtjes, Fatmir Mediun, për të gjetur mënyra se si të fshihnin nga një gazetar i New York Times mashtrimin që bënin duke i shitur qeverisë amerikane fishekë kinezë për shqiptarë.
Nëse ambasadori amerikan është i pafajshëm, atëherë del që majori Harrison është skizofren, i cili ka halucinacione! Si është e mundur që një njeri si Harrison, duke e marrë të mirëqenë faktin se ai ka gënjyer, të ketë mbajtur një post kaq të lartë në ambasadën amerikane në Shqipëri? Një komedi e tillë nuk ndodh as në ushtrinë e vendit më qesharak afrikan. E vërteta është se, nga njëra anë majori Harrison nuk është skizofren, por një njeri krejt normal mendërisht, por në anën tjetër edhe ambasadori Withers është i pafajshëm. Mos u habisni, ambasadori Withers është i pafajshëm sipas jurisprudencës amerikane që vlen për banana-republikat si Shqipëria.
Sipas traditës më të mirë të diplomacisë amerikane në republikat e bananeve, ambasadori amerikan Withers, jo vetëm që u shpall krejt i pafajshëm nga drejtësia e vendit të tij, por ai praktikisht mori përsipër dhe funksionin e Prokurorit të Përgjithshëm në Shqipëri, sa i përket aferës së municioneve dhe tragjedisë së Gërdecit. Që pafajësia e ambasadorit Withers të ishte e plotë, duhet të vdiste Kosta Trebicka, se ai foli shumë në intervistat që dha në televizion dhe në regjistrimet e bisedave të tij me Efraim Diverolin që publikoi.
Biseda e nëntorit 2007 mes ambasadorit Withers dhe Mediut, të cilën e denoncoi majori Harrison, u bë pikërisht për të mbrojtur biznesin e Diverolit, pra falsifikimin e etiketave të municionit, nga kinez në shqiptar. Withers e dinte mirë se çfarë po bëhej, se ai e dinte që Shqipëria në 2007 nuk zotëronte municion në sasi të madhe të prodhuar në vend, jo më herët se 20 vjet, pra që nga viti 1987, se industria e armatimit e Shqipërisë në atë periudhë kishte rënë në kolaps për shkak të mungesës së lëndëve të para.
Në të gjithë botën, pa dallim, municionet paketohen ne letër pastaj në kuti teneqeje hermetike të quajtura TIN (si konservat e peshkut të dikurshme) dhe pastaj 2 TIN futen në një arkë druri të quajtur crate. Kështu ka ndodhur dhe në Shqipëri. Kaq gjë duhet ta dinte ambasadori amerikan, i cili kishte shkuar në takimin me Mediun së bashku me specialistë ushtarakë të ambasadës. Për të ulur peshën thjesht mund të hiqeshin arkat e drurit. Ndërsa çpaketimi i fishekëve nga kutitë TIN dhe ripaketimi bëhej për të mashtruar në lidhje me datën e prodhimit të municionit. Edhe këtë gjë nuk mund të mos e kuptonte ambasadori amerikan. Firma AEY e 22- vjeçarit Efraim Diveroli, e cila bënte këtë falsifikim në Shqipëri ishte marrë si nënkontraktuese nga firma e madhe amerikaneve e armatimeve BETA, e cila në fakt ishte fituesja e tenderit të Pentagonit, për të mos i ndyrë duart kjo e fundit. Diveroli nga ana e tij nënkontraktoi Kosta Trebickën për të bërë punën në Shqipëri në Rinas, në mënyrë që as Diveroli të mos i ndynte duart drejtpërdrejt. Kështu Diveroli u nënkontraktua nga firma BETA, erdhi në Tiranë me duar në xhepa dhe gjeti Kosta Trebickën, i cili bënte gjithë punën e pistë. Diveroli pra merrte thjesht përqindjen për të shërbyer si dorezë e kompanisë BETA në këtë punë të pistë.
Kosta Trebicka u rebelua kur atë e nxorën nga kjo aferë fitimprurëse, për ta zëvendësuar me një tjetër njeri të llojit të tij. Atëherë Kosta Trebicka tha në media se ai punonte për CIA-n dhe se do të bënte publike gjithçka. Kjo marrëzi i mori kokën. Që të vdiste Kosta Trebicka duhej që të mbetej i lirë, dhe të shkonte për gjueti i thirrur nga miqtë e tij në CIA. Vdekja e Kosta Trebickës është përgjegjësi direkte e Prokurores së Përgjithshme Ina Rama dhe e Drejtorit të hetimit në Prokurorinë e Përgjithshme, në atë kohë, Zamir Shtyllës. Në rast se Kosta Trebicka do të ishte arrestuar, siç e meritonte ai do të ishte gjallë sot. Dhe Kosta Trebicka duhet të ishte arrestuar se ai kishte konsumuar disa vepra penale. Në rast se Kosta Trebicka do të ishte gjallë në burg, ambasadori amerikan do të ishte kolegu i Kosta Trebickës në një burg federal amerikan. Së bashku dhe me zëvendësin e tij, Steven Kristina, një personazh ky si i dalë nga romani Nostromo i Joseph Conrad. Natyrisht Kosta Trebicka nuk u arrestua sepse Ina Rama nuk është realisht Prokurore e Përgjithshme por vetëm sekretare e Prokurorit të Përgjithshëm real, ambasadorit Withers.
Ina Rama është përgjegjëse edhe për atë që nuk ka filluar një çështje penale ndaj Efraim Diveroli, duke e marrë atë të pandehur, dhe duke kërkuar ekstradimin e tij në Shqipëri. Natyrisht Ina Rama edhe këtu e ka shpërdoruar detyrën se Withers i ka thënë se Diveroli nuk duhet marrë i pandehur. Ina Rama e ka shpërdoruar detyrën edhe kur ka zbatuar urdhrin e ambasadorit Withers që të merrte të pandehur ortakun amerikan të Delijorgjit në kompaninë Albademil, Patrick Henry, i cili ironikisht mban emrin e një personaliteti të shquar të Revolucionit Amerikan. Patrick Henry, duke pasur 33% të aksioneve në kompaninë Albademil ka përgjegjësi penale për atë që ndodhi në Gërdec.
Madje Patrick Henry ka përgjegjësi penale edhe si drejtues i kompanisë SAC, se pretendimi që kjo kompani kishte ndërprerë veprimtarinë në Shqipëri në dhjetor 2007, ra kur në emisionin Faktori plus të Mero Bazes u shfaq një videoregjistrim ku Rod Taylor, tekniku amerikan i kompanisë SAC që bashkëpunonte me Albademil, disa momente para shpërthimit ishte larguar me vrap nga fabrika e Gërdecit në anën tjetër të autostradës dhe kërkonte të njoftohej Delijorgji s

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›