Por, në çdo rast njerëz si Bashkim Hoxha janë të fituar (Refleksion)
Nga Flamur BËRDËLLIMA
Bashkëpërjetoj si shumë shqiptarë të tjerë, realitetin politik dhe atë mediatik ku flitet për karta identiteti, për nxitim ose vonesë në aplikimin për në BE., për Gërdec, Fazlliç e të thashë e më the. Gjëja më e thjeshtë në botë është se ato konvergojnë natyrshëm, tek zgjedhjet e 28 qershorit. Ca më tej tek skakjera e 142 njerëzve që do të na përfaqësojnë për 4 vjet. Në këtë kuadër, jo pak entuziazëm, kam parë tek njerëzit, pasi ata kanë lexuar, si një kandidat të mundshëm të një partie, edhe emrin e gazetarit të madh Bashkim Hoxha. Kur them gazetarit, nuk është se harroj kontributin e tij si dramaturg, si shkrimtar, e mbi të gjitha si njëri i dashuruar pas të vërtetash. Me emisionin e tij Koha për t'u zgjuar, ai ka krijuar mundësinë të thuhet publikisht e vërteta. E vërteta, dihet që është vlera më e lartë e lirisë, është kërkesa qytetare numër një, kudo që ta thuash atë.
Unë nuk e di se si erdhi agonia e ngadaltë dhe e përditshme e personalitetit të parlamentit shqiptar. Pa mohuar gjërat e mira të tij. Por është e kotë të mos e vejmë re se sa të përfolur janë shumica e deputetëve. Është e kotë të mos e themi sesa me dhimbje i përflasim bëmat e tyre. Madje edhe kur nuk shfaqen shumë në media. Kam aty në lagje ku banoj një deputet që quhet Musa Ulqini. Thonë është djalë i mirë. Për nder po të kisha motër beqare do tia jepja për nuse. Thonë është i devotshëm për partinë. Aman mo shyqyr. Po për nder, po e lus publikisht, të mos jetë më në listat e kandidatëve këtë radhë. Jo se do ti zë unë vendin. Por ju siguroj se në lagjen time me mbi 30.000 banorë nuk mund të ecet më me teorinë Derisa e ka thënë partia, për atë do të votojmë. Musa shkurt nuk kë bërë asgjë për popullin. Ky është mendimi im si gazetar dhe qytetar.
Dhe sa ka si Musai në të gjithë formacionet politike. Ashtu siç ka të tjerë që meqë votuan për presidentin, nuk do të jenë më në listë. Por ju siguroj se djem si Bujar Leskaj, Durim Lamaj, Aleksandër Biberaj, Maksim Cikuli, e të tjerë, që sinqerisht nuk po më kujtohen tani, i bëjnë nder çdo parlamenti. Për një arsye shumë të thjeshtë: E duan popullin e tyre dhe nuk bëjnë sikur e duan. Por për tu kthyer tek rasti i Bashkim Hoxhës. Pra po them rast duke nënkuptuar se si ai ka edhe të tjerë, jo pak madje. I botuar në një gazetë emri i tij, si një kandidat potencial, më bën të mendoj se e gjithë e kaluara e mrekullueshme e karakterit shqiptar, jo është prezente, por lulëzon tek këta njerëz të mrekullueshëm.
Njerëz si Bashkim Hoxha nuk shfaqen rastësisht e as në ndonjë mrekulli, por përfaqësojnë kurorën e një të kaluare të gjatë pune dhe kontributi të ndershëm e sikur koncentrojnë në vetvete tiparet më të mira të kohës që jetojmë. Jua them sinqerisht se nuk dua të bëj propagandë për Bashkimin. Vallë ka ai nevojë për këtë? Unë mendoj se e lumtur do të jetë ajo parti që do ta kandidojë. Ajo që duhet thënë, është se përse njerëz si Bashkimi janë vetëm një grusht që bëjnë pjesë në popullin e qytetëruar. Në elitën e tyre.
Do të mjaftonte ti shmangie apo ti harroje këta njerëz, dhe në të vërtetë do të shihje emrin e vetë kombit nga lista e popujve të qytetëruar. Në bisedë, një inxhinier ndërtimi shumë i vjetër më thoshte: Mirë mo djalë, mirë e ke po a fiton dot i miri? Një tjetër bashkëbisedues iu përgjigj aty për aty: Në çdo rast njerëz si Bashkimi janë të fituar.
Pse? Do të bëhem pak poetik: Sepse njerëz si ai, i ëndërrojmë si lulëzimin e majit, i presim si shiun e korrikut. I përshëndesim si erën e freskët të gushtit, i duam si bollëkun e vjeshtës. Por për ti dhënë prapë udhë dhimbjes them: Mos më parë duhet të vdesim para se të shohim njerëz si bashkimi në politikë? Thënë ndryshe: Njerëzit thonë u bëre ferr, të paktën të na bëje verë. Ju e dini për cilët deputetë e kam fjalën.