E Diel, 1 Nëntor 2026

Eksploziv makinës, humb jetën gjyqtari në Vlorë

Makina e gjyqtarit, qe shpertheu ne qender te Vlores

VLORË- Shperthimi i makines, dyshuar i komanduar ne distance i ka marre jeten nje gjyqtari ne Vlore.

Ngjarja ka ndodhur paradite në rrugën Skelë-Vlorë, në rrugën kryesore dhe nga shpërthimi i fuqishëm ka humbur jeten gjyqtari Skerdilajd Konomi, ndersa makina mendohet se ka qene ne ecje e siper.

Policia dhe forca të zjarrfikëses kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur punën për zbardhjen e saj.

Dihet që automjeti që është dëmtuar thuajse plotësisht është me targa të Vlorës, tip benz, 6383 B, ne pronesi te gjykatesit te Vlores, Skerdilajd Konomi.

Sasia e eksplozivit duhet te kete qene e konsiderueshme, i cili dyshohet se eshte komanduar nga distanca.

Policia ka nisur hetimet lidhur me ceshtjet qe ka shqyrtuar se fundi gjyqtari dhe po hetohet nese ka pasur kercenime kohet e fundit. Konomi punonte si gjyqtar ne Vlore qe prej vitit 2006.

Rruga kryesore është bllokuar dhe automjetet po drejtohen në rrugë dytësore.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›